Biznes

Një muaj pas Apple, edhe Amazon bëhet një kompani 1 trilion dollarëshe

Sep 4 2018
0 Shpërndarje
Amazon është bërë kompania e dytë në  SHBA  që ka arritur një kapitalizim tregu prej 1 trilion dollarësh, pasi çmimi i aksioneve u vlerësua për 2.050 dollarë këtë mëngjes. Një muaj pas Apple, edhe Amazon bëhet një kompani 1 trilion dollarëshe

Amazon është bërë kompania e dytë në  SHBA  që ka arritur një kapitalizim tregu prej 1 trilion dollarësh, pasi çmimi i aksioneve u vlerësua për 2.050 dollarë këtë mëngjes.

Aksionet e gjigantit të blerjeve online nisën sot për 2,026.50 dollarë, por shpejt u rritën në një nivel prej 2,050.50 dollarësh, përpara se të riktheheshin sërish në rreth 2,040 dollarë ku edhe ndodhen momentalisht.

Momenti historik vjen pak më shumë se një javë pasi aksionet e Amazon arritën  vlerën 2,000 dollarësh për herë të parë, me spekulimet më pas në rritje se kur firma e Seattle do të bashkohej me Apple në grupin ekskluziv të trilionëve.

Në të vërtetë, Apple u bë kompania e parë amerikane dhe e dyta në nivel global që arriti një kapitalizim tregu prej 1 trilion dollarësh vetëm muajin e kaluar, pasi pati debate për muaj me radhë se cila nga dy kompanitë do të arrinte e para shifrën historike. Aksionet e Amazon janë dyfishuar gjatë 12 muajve të fundit dhe u trefishuan në dy vite.

Të enjten e kaluar, pasi Amazon arriti në 2.000 dollarë për aksion, ajo ishte vetëm 2.5% larg arritjes së vlerës prej 1 trilion dollarësh, por arritja e kësaj rritjeje në vetëm pesë ditë është ndoshta më e shpejtë se sa ishte parashikuar. /PCWorld Albanian

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>