Lajmet

Një ndërtim i Windows 10-ës publikuar aksidentalisht bllokon telefonët Windows

Jun 2 2017
0 Shpërndarje
Ditën e Enjte Microsoft aksidentalisht dërgoi një ndërtim eksperimental për një numër të vogël përdoruesish të abonuar në programin Windows Insider. Një ndërtim i Windows 10-ës publikuar aksidentalisht bllokon telefonët Windows

Pse duhet të instaloni gjithnjë versionet eksperimentale në një kompjuter dytësor? Ky artikull ka përgjigjen e duhur.

Ditën e Enjte Microsoft aksidentalisht dërgoi një ndërtim eksperimental për një numër të vogël përdoruesish të abonuar në programin Windows Insider.

E gjitha kjo ndodhi aksidentalisht ndërtimi nuk ishte dizajnuar për për publikun. Performanca e kompjuterit mund të ndikohet nga ky ndërtim shumë më tepër sesa vetë ndërtimet eksperimentale.

Nëse ju jeni një prej përdoruesve që ka përfunduar në këtë telash atëherë ju sugjerojmë të vizitoni Settings > Update & security > Recovery për tu rikthyer në versionin e Windows-it përpara instalimit të ndërtimit problematik.

Sipas shefes së programit Windows Insider, ky ndërtim nuk duhet të instalohet në pajisjet mobile sepse mund të bllokojë telefonin që në momentin e ndezjes. E vetmja mënyrë për ta rikuperuar është përmes Windows Device Recovery Tool.

Microsoft bëri me dije se nuk do të publikojë një ndërtim të ri këtë javë ndërsa punon të riparimin e dëmeve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>