Harduer

Një në katër printerë HP është i ekspozuar ndaj hakimit

Jul 27 2012
0 Shpërndarje
Një në katër printerë HP është i ekspozuar ndaj hakimit

Ndërsa njerëzit po i besojnë gjithmonë e më tepër shërbimeve cloud si Dropbox apo iCloud për shpërndarje dokumentesh, duket se printerët janë jashtë shqetësimeve të tyre kur vjen puna tek siguria.

Por sipas një raporti mbi sigurinë e tyre, rezulton se një mungesë e vëmendjes nga ana jonë, mund të na kushtojë shumë shtrenjtë kur vjen puna tek këto pajisje.

The Guardian raporton se 25% e printerëve të Hewlett-Packard janë të ekspozuar ndaj sulmeve maluer. Këto të dhëna vijnë nga një studim i realizuar nga kërkuesit e Universitetit Columbia, Salvadore Stolfo dhe Ang Cui. Ata të dy kanë deklaruar gjithashtu në fillim të këtij viti se printerët laserik të HP-së mund të hakohen me një buxhet prej vetëm 2,000 dollarësh. Stolfo dhe Cui arritën të përdornin azhurnimin firmware të printerit për të instaluar maluer tek ky i fundit.

Në kundërpërgjigjje të këtij zbulimi, HP u shpreh se ishte marrë me këtë problem, por edhe sot, shtatë muaj më vonë, Stolfo dhe Cui thonë se nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Sipas një raporti të një kompanie finlandeze që lidhet me sigurinë, kërkuesit zbuluan se vetëm 1–2% e printerëve laserik kanë pasur azhurnime. Por, ¼ e këtyre printerëve vazhdojnë të punojnë me të dhënat ‘default’.

Ari Takanen, themelues dhe CTO i Codenomicon, një firmë e sigurisë, shprehet se dobësia e këtyre printerëve vjen nga aftësia e tyre për të marrë dokumente dhe e-maile nga cloud. “Sa më shumë përdorim printerin për të dërguar dhe marrë e-maile, aq më të ekspozuar jemi ndaj hakimeve. Shumë pak njerëz janë në dijeni të fakteve se edhe këto pajisje kanë nevojë për firewall-et e duhura apo antivirusët.”, tha ai.

Në raportin e tyre, Stolfo dhe Cui shkruajnë se nuk janë vetëm printerët HP të ekspozuar ndaj sulmeve të hakerëve. Problemi më i madh vjen nga sistemi i shfrytëzimit të tyre, çka e bën gjithë tregun e pajisjeve një objektiv të fuqishëm për t’u sulmuar. (PCWorld Albanian)

Tags >

HPprinter
Lajmet e fundit>