Siguri

Një në katër shtete bllokon shërbimet e Google

Apr 20 2010
0 Shpërndarje
Një në katër shtete bllokon shërbimet e Google

Gjersa firma ka pranuar se shtete si Kina përfaqësojnë “shembullin më të mirë” të kufizimeve në internet, kjo kompani gjithashtu ka përmendur edhe disa shtete Evropiane dhe demokratike, që kufizojnë përmbajtjen.

“Politika jonë është që të bashkëpunojmë më ligjet e këtyre vendeve demokratike për shembull, ato që bëjnë material ilegal pro-nazistëve në Gjermani dhe Francë, dhe largojmë rezultate kërkuese vetëm prej makinës tonë kërkuese lokale” tha Rachel Whetstone zëvendës president i komunikimeve globale dhe aferave publike pranë Google, në post në blogun e kompanisë për Politikat Publike Evropiane.

Kurdo që largojmë përmbajtje, ne shfaqim një mesazh për përdoruesit tanë se x numër të rezultateve janë larguar për tu përshtatur me ligjin lokal, thuhet në blog. “Ne gjithashtu bashkëpunojmë me ligjet për mbrojtjet e të rinjve në shtete si Gjermania duke larguar lidhje në materiale të caktuara që janë definuar si të papërshtatshme për fëmijë apo duke mundësuar në forma të zakonshme kërkimin e sigurt, siç bëjmë në Kore. Kurdo që largojmë përmbajtje, ne shfaqim një mesazh për përdoruesit tanë se x numra të rezultateve janë larguar për tu përshtatur me ligjin lokal”.

Whetstone shtoi se të gjitha faqet e bllokuara nga Google ishin raportuar në projektin chillingeffects.org, që mirëmbahet nga një koalicion i Fondacionit Electronic Frontier dhe një numri të universiteteve të SHBA-së, duke përfshirë Harvardin, Stanfordin dhe Berkley-në, që përcjellë kufizimet online anembanë botës.

Informacioni i raportuar kap raporte prej videove të bllokuara në YouTube të Turqisë, që fyejnë themeluesin e shtetit Mustafa Ataturk (që është ilegale në Turqi) e deri tek ndalimi dhe eliminimi i linqeve në SHBA, për material të mbrojtur me ligj. 

Google ka thënë se po shpalos këto figura për shkak të rritjes së censurës në internet anembanë botës. Ajo i ka vënë theks të veçantë statistikave nga Open Net Initiative, që pretendon se numri i shteteve që censurojnë internetin është rritur nga katër në vitin 2002 në 40 në vitin 2010, me shtete si Kina e Arabia Saudite, që udhëheqin në censurë.

Lajmet e fundit>