Analiza

Një në pesë persona në Mbretërinë e Bashkuar planifikon të kalojë në 4G brenda një viti

Sep 18 2013
0 Shpërndarje
Një në pesë persona në Mbretërinë e Bashkuar planifikon të kalojë në 4G brenda një viti

Sipas një sondazhi të bërë nga Deloitte, një në pesë përdorues të pajisjeve mobile në Mbretërinë e Bashkuar, rreth 10 milionë njerëz – planifikon që të kalojnë në 4G në 12 muajt e ardhshëm.

Ky është një ritëm shumë i shpejt se sa që është parë në vendet e tjera. Ky trend tregon që përdorimi i teknologjisë 4G në këtë vend do të jetë në nivelet më të larta në botë brenda një viti, megjithëse është lëshuar më vonë se sa për SHBA dhe Evropë.

4G – që ofron shpejtësi të internetit në pajisje mobile më të shpejt se rrjetet 3G – ishte lëshuar në Mbretërinë e Bashkuar tetorin e vitit të kaluar nga EE, që është rrjeti më i madh mobil i vendit.

Vodafone dhe O2 vazhduan më pas në fund të muajit të kaluar dhe Three do të fillojë ta ofrojë këtë shërbim në fund të vitit. Përdorimi i shërbimit ka qenë përtej pritjeve, ku EE lajmëroi këtë muaj që kishte arritur 1 milion abonentë.

Sidoqoftë, rritja e përdoruesve të rinj pritet të rritet në masë të madhe për shkak të lëshimit të këtij shërbimi edhe nga ndërmarrjet e tjera dhe rritja e mundësisë së përdorimit të 4G-së.

Modelet e reja të iPhone të zbuluara nga Apple javën e kaluar përshtaten me frekuencat e katër rrjeteve 4G, për dallim nga modeli i kaluar i cili nuk funksionon në O2 dhe Vodafone.

Lajmi mund t’i nxis operatorët, të cilët kanë paguar rreth 2.1 miliardë funta për valët ajrore 4G në muajin shkurt. EE, Vodafone dhe O2 kërkojnë 5 funta në muaj për 4G, ndërsa Three nuk ka treguar që do të vendos pagesë shtesë për shërbimin. (PCWorld Albanian)

EE_launches_4G

Tags >

3G4G
Lajmet e fundit>