Analiza

Një në tetë përdorues, shfleton me Chrome

Jun 1 2011
0 Shpërndarje
Një në tetë përdorues, shfleton me Chrome

Në veçanti, përdorimi i Chrome është rritur në 11.9 për qind gjatë muajit prill dhe 12.5 për qind gjatë muajit maj, ndërsa sipas Net Applications që ka publikuar raportin këto janë gjetje të arritura në bazë të matjeve të popullaritetit të vizitorëve në ueb faqe duke përdorur vegla analizuese. 

Google ka qenë duke promovuar shfletuesin Chrome mjaft shumë, duke e promovuar atë në YouTube me këngë të Lady Gaga dhe me video sentimentale, duke sponsorizuar ngjarje të zhvilluesve dhe duke përkushtuar një ditë të plotë në Google I/O ndaj këtij shfletuesi, dhe të afërmit të tij Chrome OS. Synimi primar i kompanisë; një ueb më i shpejtë dhe më i fuqishëm për softuer dhe shërbime.

Edhe pse kompania ofron Chrome’in pa pagesë, Google ka pasur të hyra direkte prej kësaj. Në rend të parë ka pasur aktivitet më të madh në ueb përmes kërkimit dhe reklamave të prezantuara, dhe pastaj disa përfitime tjera shtesë në aspektin biznesor. 

Një gjë tjerë e rëndësishme është se i riu Firefox 4, ka tejkaluar versionin e tij të mëhershëm në muajin maj. Ai ka pasur 10.1 për qind të përdorimit, krahasuar me 9.1 për qind të versionit të mëhershëm Firefox 3.6.  IE në anën tjetër me versionin më të fundit ka arritur në 12.2 për qind gjatë muajit maj. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>