Harduer

Një nga smartfonat më të mirë në botë vjen tani me sistemin Windows Phone

Aug 20 2014
0 Shpërndarje
Një nga smartfonat më të mirë në botë vjen tani me sistemin Windows Phone

6cd260b8c93987270a211aa4159838119755fe81HTC One M8 është pa dyshim një nga smartfonët më të shitur në treg. Dhe tani ky telefon vjen në një version të ri, me një sistem operativ Windows Phone. Të martën HTC së bashku me Microsoft prezantuan smartfonin e ardhshëm me sistem Windows.

Një M8 Windows Phone ka gjithçka për të kryesuar tregun. Fizikisht i vetmi ndryshim mes M8 Windows dhe M8 Android është vetëm logoja e Windows në pjesën e pasme të telefonit. Është po i njëjti dizajn metalik, skajet e rrumbullakosura të M8, kamerën e përsosur dhe sistemin audio BoomSound.

Ndërkohë në ekran ju do të shihni komplet një pamje të re, sistemin Windows për telefonë me “pllakat e tij” të cilat janë version i fundit i Microsoft Windows Phone 8.1. Ky sistem përmban dhe elementin të ri Siri, Cortana, një asistente virtuale dixhitale e cila mund të përdoret për të kryer disa detyra me anë të zërit tuaj. Mini menuja që rrëshqet poshtë ju jep akses në njoftimet që ju vinë ashtu si në sistemin Android.

Diçka tjetër që ka shtuar HTC është se përdoruesi ka të drejtë të marrë një ekran të ri falas nëse ai aktuali thyhet. Por ekziston dhe një disavantazh, aplikacionet e reja fillimisht hidhen në App Store apo në Google Store dhe duan shumë kohë të hidhen dhe në Windows Store. Por nëse po kërkoni specifikisht një smartfon Windows, HTC ONE M8 është i duhuri për ju. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>