Lajmet

Një nga sulmet më të sofistikuara të hakerave përfundoi me vjedhjen e 1 miliard dollarëve

Feb 16 2015
0 Shpërndarje
Një nga sulmet më të sofistikuara të hakerave përfundoi me vjedhjen e 1 miliard dollarëve

chippinVERGE.0Bankat në Rusi, Japoni, Shtetet e Bashkuara dhe Europë kanë rënë viktimë e një sulmi masiv, konkretisht të një malueri të sofistikuar. Ky sulm është cilësuar si më i madhi që nga viti 2013 duke shkaktuar dëme prej miliona dollarësh bankave të këtyre shteteve. Sipas laboratorit të firmës së sigurisë Kaspersky, më shumë se 100 banka në 30 shtete të ndryshme janë përfshirë në këtë sulm duke gjeneruar një humbje prej 1 miliard dollarësh raportoi The Guardian.

Bankat akoma nuk kanë mundur të gjejnë përgjegjësit për këtë sulm masiv. Bëhet fjalë për një sulm me objektiva të qartë ku është përdorur një taktikë dhe metoda e pa shembullt në historinë e sigurisë kompjuterike. Sigurisht që sulmi në një masë të tillë ka kërkuar një kohë realtivisht të gjatë për tu vënë në jetë. Kjo do të thotë që hakerat që fshihen pas kësaj kanë kohë që e kanë planifikuar një gjë të tillë. Atyre iu është dashur të infektojnë kompjuterat e bankave dhe të instalojnë softuerë të posaçëm për të kontrolluar sjellet e përditshme. Më pas duke imituar veprimet e punonjësve, ata mundën të kryesnin transaksione të mëdha që duken si të zakonshme. Për ti marrë këto para, hakerat me siguri kanë hapur disa llogari të rreme. Një klient i Kaspersky raportoi se kishte humbur 7.3 milion dollar nga transaksionet e ATM.

Ndërkohë The Times ka deklaruar se shumica e bankave të infektuara ndodhen në Rusi, por ai është përhapur dhe në shumë vende të tjera. Nga ana tjetër bankat e sulmuara nuk kanë dashur të flasin mbi këtë cështje edhe pse e gjithë industria është alarmuar ditën e sotme. Gjithsesi klientët ë bankave akoma nuk janë informuar nëse llogaritë e tyre kanë pësuar dëmtime apo jo. (PCWorld Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>