Harduer

Një Nokia Lumia me dy karta: Mund të vijë shumë shpejt

Dec 25 2013
0 Shpërndarje
Një Nokia Lumia me dy karta: Mund të vijë shumë shpejt

moneypenny-leakSiç raportohet kohët e fundit, Nokia mund të jetë duke planifikuar lançimin e një smartfoni Lumia me dy karta SIM.

Nëse rezulton i vërtetë ky lajm, atëhere ky version do të jetë i pari Lumia që do të suportojë dy karta.

Mediat raportojnë se pajisja njihet me emrin e kodur “Moneypenny” dhe ndërkohë janë publikuar edhe disa foto ( @evleaks në Twitter), në të cilat shihet një smartfon Lumia me dy karta.

Ajo që vihet re në ndërfaqe janë dy pllakëza si për mesazhet, ashtu edhe për telefonatat. Po ashtu, shihen edhe dy shirita të ndryshëm që tregojnë rrjetin dhe mbulimin e tij.

Win Beta shkruan se pajisja ka shumë mundësi të jetë një Lumia me çmim të arsyeshëm, kjo për shkak të mungesës së një rreshti aplikacionesh në ekranin fillestar dhe ky raportim edhe mund të jetë i vërtetë duke qenë se pajisjet me dy karta kërkohen shpesh në tregjet në zhvillim.

Pajisja mund të ketë emrin Lumia 630, duke marrë parasysh ecurinë e emrave, dhe mund të rezultojë me sukses për të forcuar pozitën e Nokia-s në tregje si ato indianë apo kineze, ku smartfonët me dy karta përdoren shpesh. (PCWorld Albanian)

 

Lajmet e fundit>