Analiza

Një park kombëtar në Britani ka gjetur mënyrën për të luftuar varësinë nga smartfonët

Aug 5 2014
0 Shpërndarje
Një park kombëtar në Britani ka gjetur mënyrën për të luftuar varësinë nga smartfonët

hqdefaultParku i Ri Kombëtar i Britanisë dëshiron të largojë celularin, tabletin dhe çelësat e veturës suaj. Parku, që ndodhet në pjesën jugore të Anglisë, ka filluar një skemë të re në të cilën vizitorët mund të depozitojnë pajisjet e tyre elektronike në një “Kuti Teknologjike”, e cila është mjaft e posaçme. Smartfonët dhe iPad-ët mbahen në pjesën për kujdesin ditor të pajisjeve derisa poseduesit e tyre shëtisin në park, që supozohet se lirohen nga “tirania” e ekraneve, njoftimeve dhe udhëzimeve me GPS.

Personat pjesëmarrës mund të printojnë kupona në të cilët mund të premtojnë që ata do të “shkëmbejnë kohën në ekran për kohën me familje”. Në parko po ashtu iu sugjerohet vizitorëve që t’i lënë veturat e tyre në qendrën e vizitorëve, për të udhëtuar në këmbë ose me një autobus të hapur për të zvogëluar ndikimin në ambientin e parkut.

Skema është dizajnuar për të lidhur fëmijët dhe prindërit në pushimet familjare, por ju me siguri nuk keni nevojë që ta bllokoni telefonin tuaj për t’iu shmangur përdorimit të tij në Pyllin e Ri – parku mund të jetë i mbushur me kuaj të vegjël dhe të lezetshëm, por vizitorët e rregullt do të ju tregojnë që ai nuk ka sinjal të fuqishëm për celular. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>