Lajmet

Një përditësim do të përmirësonte ndjeshëm saktësinë e skanerit të gishtave të iPhone 5S

Mar 1 2014
0 Shpërndarje
Një përditësim do të përmirësonte ndjeshëm saktësinë e skanerit të gishtave të iPhone 5S

Update-could-greatly-improve-iPhone-5s-fingerprint-scanning-accuracyNdërkohë që skaneri i gishtave Touch ID për iPhone 5S ka qenë një veçori impresionuese tek kjo pajisje, disa përdorues kanë pasur probleme me saktësinë dhe sigurinë e këtij skaneri.

Shqetësimet e përdoruesve janë rritur vazhdimisht dhe sipas disa informacioneve të pa konfirmuara, Apple është gati për të rregulluar këtë problem me Touch ID.

Disa përdorues kanë vërejtur se saktësia e Touch ID do të zbehej me kalimin e kohës. Problemi ka qenë i vazhdueshëm dhe i pamundur për tu rregulluar nga ana e përdoruesve. Ky problem është shumë i ngjashëm me atë të gjetur tek Motorola ATRIX 4G i cili ka përdorur skanerin e gishtave të AuthenTec përpara se kjo e fundit të blihej nga Apple.

Mendohet se Apple e ka gjetur sesi do ta rregullojë këtë problem dhe po bëhet gati për të lëshuar një përditësim, por akoma nuk ka të dhëna se kur do të vijë ky përditësim. Është e mundur se ky rregullim do të jetë i përfshirë në përditësimin iOS 7.1 që pritet muajin e ardhshëm. (PCWorld Albanian)

Tags >

iPhone 5S
Lajmet e fundit>