Lajmet

Një përditësim i Microsoft bllokon qasjen në internet në Windows 10

Dec 14 2016
0 Shpërndarje
Një përditësim i Microsoft bllokon qasjen në internet në Windows 10

windows10generic-100694519-largeNjë gjë e pazakontë ndodhi ditën e sotme. Kompjuterat Windows njoftuan përdoruesit për një përditësim sistemi i cili vjen vetëm pas një jave nga përditësimet e zakonshme.

Mësuam se ky përditësim rregullonte një gabim të bërë nga Microsoft me përditësimet mujore të Windows 10-tës.

E gjitha filloi pas ankesave të përdoruesve se po hasnin vështirësi në qasjen në interneet dhe u raportua se ishte përditësimi KB3201845 i cili shkaktoi gjithë këtë mesele.

Në të vërtetë problemi fillon që me përditësimin KB32018045. Microsoft publikoi një afishë në të gjithë faqen e suportit ku u kërkonte përdoruesve të fiknin njëherë dhe më pas të rindiznin kompjuterat.

Microsoft beson se përditësimi i publikuar ditën e sotme, KB3206632, riparon një problem me shërbimin “Connected Devices Platform” i cili bllokonte kompjuterin nga paisja me një adresë IP. Dhe pa një adresë IP një kompjuter nuk mund të qaset në internet.

Megjithatë ankesat në Reddit vijojnë ku përdoruesit thonë se as ky përditësim nuk eleminon problemin.

Nëse keni probleme me internetin dhe doni të shkarkoni përditësimin ju rekomandojnë ta bëni manualisht duke shkarkuar përditësimin nga faqja e Microsoft. Përndryshe nuk ka zgjidhje tjetër për ju. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>