Lajmet

Një përditësim i serverave të Facebook dhe Messenger shteron bateritë e telefonëve

Jan 14 2017
0 Shpërndarje
Një përditësim në server për aplikacionet Facebook dhe Messenger ka qenë shkaku kryesor i shterimit të baterive të përdoruesve përtej normales. Një përditësim i serverave të Facebook dhe Messenger shteron bateritë e telefonëve Photo Source: CNBC

Papritmas Messenger shfaqet në krye të listës së aplikacioneve që konsumonin baterinë. Për fat të mirë është rregulluar dhe në mënyrë që ndryshimi të hyrë në fuqi duhet të rifilloni aplikacionet.

Sipas menaxherit të produktit të Facebook, përditësimi i aplikuar më 10 Janar vendoste procesorin intensivisht në frekuenca të larta duke rritur konsumin e energjisë dhe gjenerimin e nxehtësisë.

Tashmë problematika është adresuar por duhet fillimisht të rifilloni nga e para aplikacione.

Si ta bëni këtë? Duhet të drejtoheni tek seksioni i aplikacioneve në Settings dhe të lokalizoni dy aplikacionet e Facebook duke shtypur mbi butonin “Force Stop.”

Ndryshe nuk u ngelet tjetër vetëm të prisni që telefoni juaj të vdesë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>