Blog

Një portal i ri shtetëror shtohet në Shqipëri

Mar 27 2018
0 Shpërndarje
Nxitja e transparencës mbi punën e autoriteteve publike, sensibilizimi dhe informimi i publikut janë qëllimet kryesore të kësaj nisme për tu dhënë çdokujt të drejtën e informimit. Një portal i ri shtetëror shtohet në Shqipëri

Komisioneri për të drejtën e Informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale ka nisur një iniciativë së bashku me Fondacionin Soros për të ndihmuar qytetarët në lehtësimin e gjetjes së informacioneve me karakter publik. Kjo iniciativë është transformuar në një portal online i quajtur “pyetshtetin.al”.

Ky portal i vjen në ndihmë qytetarëve për të gjetur me lehtësi informacionet e hartuara nga autoritetet publike në zbatim të ligjit mbi të drejtën e informimit. Informacioni publik ka të bëjë me çdo të dhënë të rregjistruar nga institucionet publike në çdo lloj forme e formati gjatë ushtrimit të funksionit publik.

Ky portal jep mundësinë e kryerjes së kërkesave për informacion drejt institucioneve të ndryshme shtetërore, madje mund të shkruhen edhe ankesa ndaj tyre. Nga ana tjetër, lehtëson procedurat e dërgimit të kërkesave për informim ndaj çdo autoriteti public përgjegjës si edhe të ankesave në rast të refuzimit të informacionit të kërkuar.

Nxitja e transparencës mbi punën e autoriteteve publike, sensibilizimi dhe informimi i publikut janë qëllimet kryesore të kësaj nisme për tu dhënë çdokujt të drejtën e informimit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>