Blog

Një president pa një “smartphone” premton dixhitalizimin e Evropës

Jun 30 2017
0 Shpërndarje
Lideri Baltik, 24 vite më i ri sesa Juncker, i dërgoi një letër me postë si në shekullin e 19 Juncker-it duke e ftuar në Tallin. Një president pa një “smartphone” premton dixhitalizimin e Evropës Photo Source: Reuters

Presidenti i Bashkimit Evropian Jean-Claude Juncker rrëfeu ditën e Premte se ende sot e kësaj dite nuk ka një telefon inteligjent po premtoi një të ardhme dixhitale më të mirë për bllokun e vendeve anëtare.

Ai i tha këto fjalë ngjitur me kryeministrin e Estonisë, vend i cili transformoi ekonominë e saj post sovjetike përmes teknologjisë.

Qeveria Estoneze e drejtuar nga Juri Ratas pritet të marrë presidencën e Bashkimit Evropian dhe bëri thirrje për një lëvizje të lirë jo vetëm të njerëzve por edhe të dhënave në mesin e vendeve anëtare për të simuluar rritje ekonomike.

“Nuk duhet ta thoja por ja që është e vërtetë: Unë ende nuk kam një telefon inteligjent,” tha ish kryeministri 62 vjeçar i Luksemburgut, Juncker.

Lideri Baltik, 24 vite më i ri sesa Juncker, i dërgoi një letër me postë “sikur të ishim në shekullin e 19” Juncker-it duke e ftuar në Tallin.

“Dixhitalizimi është ADN-ja e vendit tonë dhe duhet të bëhet edhe ADN-ja e Evropës,” tha Ratas.

“Për të mundësuar lëvizjen e lirë të të dhënave në Evropë, besimi dhe siguria duhet të rriten. Prandaj ne duhet të vendosim fokusin në sigurinë kibernetike,” vijoi ai më tej.

Estonia është një prej vendeve të pakta Evropiane me struktura të avancuara të mbrojtjes nga sulmet kibernetike nxitur nga frika e hakerave fqinjë Rusë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>