Harduer

Një printer gjigand 3D fillon ndërtimin e pjesëve të një shtëpie

Mar 16 2014
0 Shpërndarje
Një printer gjigand 3D fillon ndërtimin e pjesëve të një shtëpie

kamermaker-wordpress182-1024x723-634930_610x431Deri tani, printerët 3D janë përdorur për të krijuar objekte të vogla, që nga kasat e iPhone e deri te pjesë të lodrave formuese për fëmijët. Por asnjë nga këto projekte nuk mund të krahasohet me projektin e një grupi arkitektësh holandezë që kanë ndërtuar në Amsterdam një shtëpi të plotë duke përdorur një printer 3D rreth 7 metra të lartë.

Projekti është njohur si “Shtëpia e Kanalit e Printuar në 3D” (“3D Print Canal House”) dhe përdor një version të madh të printerit të përhapur 3D që rëndom përdoret në shtëpitë e përdoruesve i ndërtuar nga Ultimaker. Firma arkitekturore holandeze Dus komisionoi makinerinë kur vendosi që objektet e vogla demostrative të studiove t’i ndërtonte të mëdha. “Ne blemë një kontenier nga interneti dhe e transformuan në një nga printerët më të mëdhenj në planet.” tha njëri prej themeluesve të Dus. Printeri quhet KamerMaker, që në shqip përkthehet “ndërtues dhome” dhe pikërisht këtë bën printeri gjigand. Ai ndërton një seri dhomash që thelbësisht pasi bashkohen me njëra-tjetrën formojnë praktikisht një shtëpi.

Deri tani, printeri ka prodhuar një pjesë shtëpie bashkë me shkallët dhe i gjithë ndërtimi peshon rreth 200 kilogram, deri tani. Blloqet e ndërtimit po prodhohen njëri pas tjetrit dhe lëvizen që të jenë së bashku për të formuar të gjithë strukturën. Struktura e përgjithshme është e një forme si hoje bletësh, por që do të mbushet nga brenda me shumë që të ketë fortësinë e mureve të betonit. Kjo do të çojë në një shtëpi reale të përfunduar me pamje, strukturë dhe madje edhe peshë si shtëpia normale.

Arkitektët po shohin shumë avantazhe me punimin me printer 3D për të ndërtuar një shtëpi. Praktikisht, mundësitë që ata kanë për të dizenjuar janë thuajse të pafundme. Zëdhënësi i kompanisë Dus tha në konferencën e prezantimit: “Për herë të parë në histori, më shumë se gjysma e popullsisë së botës po jeton në qytete. Ajo që i duhet njerëzimit është një teknikë e shpejtë ndërtimi për të qenë në ritëm me rritjen e popullsisë dhe zgjerimin e mega-qyteteve. Dhe ne mendojmë që printimi 3D mund të jetë kjo teknikë. Ne mund të riciklojmë materiale të mbetjeve urbane dhe të eliminojmë transportin e tyre duke i përdorur si materiale ndërtimi.”

Vendi në të cilin ky projekt po realizohet është deri tani i hapur për publikun në Amsterdam. Në zonën e ndërtimit mund të shihet printeri gjigand 3D gjatë punës për një biletë prej 2.5 euro. Pritet që e gjithë shtëpia 3D të përfundojë së ndërtuari pas rreth tre vitesh dhe në mbarim, do të inagurohet si një muze dizajni. Me shumë mundësi, do të mbushet me një numër të madh projektesh të printuara në 3D.

Videoja e prezantimit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>