Blog

Një problem satelitor nxjerr mijëra ATM jashtë funksionit në Indonezi

Aug 28 2017
0 Shpërndarje
5,700 ATM të Bankës Qendrore të Azisë, banka më e madhe në Indonezi, nuk funksionin. Disa blerës në Xhakartë raportonin se nuk mund të finalizonin blerjet. Një problem satelitor nxjerr mijëra ATM jashtë funksionit në Indonezi Photo Source: Reuters

Në një skenar që të ngjan me fundin e botës, mijëra ATM-në Indonezi dolën jashtë funksionit gjatë fundjavës dhe do të duhen të paktën 2 javë për ti rikthyer në gjendje funksionale pas një problemi satelitor të Telekomit të Indonezisë.

Të paktën 15,000 pika në mbarë Indonezinë u prekën nga problemi që nxori jashtë funksioni satelin “Telkom-1” shërbimi i të cilit përdoret nga agjencitë qeveritare, bankat, televizionet dhe korporatat.

5,700 ATM të Bankës Qendrore të Azisë, banka më e madhe në Indonezi, nuk funksionin. Disa blerës në Xhakartë raportonin se nuk mund të finalizonin blerjet.

Telkom-1 lançuar në 1999-ën, ka një jetëgjatësi prej 15 vitesh por pas një rishikimi në 2016-ën, u tha se mund të operonte normalisht deri në 2019-ën.

Telekom-1 siguron 0.6% të të ardhurave totale të Telkom tha kompania. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>