Blog

Një problem me sistemin global të rezervimeve bllokon fluturimet e dhjetëra kompanive ajrore

Sep 30 2017
0 Shpërndarje
Kompania Holandeze KLM gjithashtu pati probleme ndërsa aeroporti i Singaporit shkruante në Twitter se kishin një problem teknik. Një problem me sistemin global të rezervimeve bllokon fluturimet e dhjetëra kompanive ajrore

Kompanitë ajrore në mbarë botën u detyruan të shtyjnë fluturimet përgjatë të Enjten kur sistemi global i rezervimit të biletave operuar nga Amadeus IT Group SA pati një problem madhor.

British Airways, Lufthansa, Cathay Pacifix dhe Qantas ishin disa prej kompanive të profilit të lartë që u prekën.

Kompania Holandeze KLM gjithashtu pati probleme ndërsa aeroporti i Singaporit shkruante në Twitter se kishin një problem teknik.

Amadeus, kompania me seli në Madrid, konfirmoi problemet me disa prej sistemeve të saj. Mbi 130 kompani në mbarë botën përdorin shërbimin Amadeus Altea për të menaxhuar rezervimet, bërë inventarët dhe kontrolluar nisjet.

Pozitat më të forta të Amadeus janë në Evropë. Kompania refuzoi të jepte informacion rreth ndërprerjes. Edhe pse aeroporti i Dublinit raportoi 12 minuta ndërprerje dhe ai i Mançesterit 15 minuta, efektet e saj thuhet të kenë qenë disa orëshe.

Çfarë dëmesh mund të shkaktojnë ndërprerje të tilla për kompanitë? Katër muaj më parë një dështim i një kompjuteri të British Airways pezulloi fluturimet e 75,000 pasagjerëve duke i kushtuar kompanisë 77 milion dollar humbje.

Amadeus konkurron me Sabre Corp dhe Travelport Worldwide në sistemet e rezervimit ku kompani spanjolle zotëron 43% të tregut. /PCWorld Albanian

Tags >

Amadeus
Lajmet e fundit>