Harduer

Një projektim dixhital shfaq drejtimin e gjuajtjeve në bilardo

Mar 6 2013
0 Shpërndarje
Një projektim dixhital shfaq drejtimin e gjuajtjeve në bilardo

BiliardNdihma është gjithmonë dicka e mirë.Një grup studentësh nga Universiteti i Algarve në Portugali dizenjoi një projektor, të quajtur PoolLiveAid, që krijon në kohë reale parashikime mbi gjuajtjet e bilardove.

Projektori vendoset mbi tavolinën e bilardos dhe analizon të gjitha pozicionimet e topit të bilardos, pastaj identifikon linjat që korrespondojnë me stekën, që shfaqet mbi tryezë.

Ricardo Alves, një student i inxhinierisë elektronike dizenjoi pajisjen me shoqen e klasës së tij Luis Sousa.

“Ne krijuam një algoritëm që gjurmon edhe analizon pozicionin e topit” i tha Alves Mashable. “Ai identifikon linjat që venë sipas sinjalit. Një kompjuter gjithashtu lidhet me projektorin, prandaj ngarkohet edhe përmisohet direkt”.

Ky projekt do të prezantohet gjithashtu edhe muajin e ardhshëm në konferencën WSCG në Republikën Çeke. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>