Blog

Një punonjës i Microsoft instalon Chrome në mesin e një prezantimit sepse Edge nuk funksiononte

Nov 1 2017
0 Shpërndarje
Në këtë moment punonjësi i Microsoft heziton fillimisht por më pas u thotë të pranishmëve se do të instalojë Chrome në mënyrë që të finalizojë demon. Një punonjës i Microsoft instalon Chrome në mesin e një prezantimit sepse Edge nuk funksiononte

Një punonjës i Microsoft u detyrua të ndalonte prezantimin e tij të Azure gjatë një demoje live për të instaluar Google Chrome, sepse shfletuesi i Microsft, Edge, dështonte vazhdimisht.

Por pjesa më e bukur është kjo: Microsoft e ka regjistruar dhe ngarkuar vetë në Youtube këtë video.

Prezantimi tregonte konsumatorëve potencial sesi të migronin aplikacionet dhe të dhënat e tyre në shërbimin cloud të Microsoft. Por në mesin e prezantimit Edge dështoi.

Në këtë moment punonjësi i Microsoft heziton fillimisht por më pas u thotë të pranishmëve se do të instalojë Chrome në mënyrë që të finalizojë demon.

Ky moment ndodhi në minutën e 37:10 të videos.

Punonjësi e menaxhon siç duhet situatën duke thënë “kjo nuk ka për ta ndihmuar Google të përmirësohet më shumë,” ku i kërkohet nëse do të ndajë të dhënat e shfletimit gjatë instalimit të Chrome. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>