Vëzhgim

Një qejf i madh për TouchPad-in e HP-së

Aug 24 2011
0 Shpërndarje
Një qejf i madh për TouchPad-in e HP-së

Në eBay, tabletët janë duke u shitur për 300 dollarë.

Pyetja është se pse?

Gati një javë më parë interesimi për TouchPad ishte i ulët. Edhe pse HP e kishte zbritur çmimin në 100 dollarë, shumë pak e kuptuan këtë. Por siç duket ndërmarrja nuk e ka ulur aq sa duhet çmimin e tabletit. Papritmas, TouchPad është objekti më i kërkuar teknologjik në Shtetet e Bashkuara.

Porositë nga gjuetia

Me kërkesën e lartë për numrin e ulët të pajisjeve TouchPad, konsumatorët janë të detyruar që të nxitojnë nga dyqani në dyqan për të gjetur një TouchPad. Pas tërmetit në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara, @transamcruiseer me shkak shkruajti: “A ishte ajo një tërmet apo blerja më e mirë mori brenda 3 touchpad?”

TouchPa ka frymëzuar tema të shumta të bisedave në faqet si Slickdeals ku njerëzit shkruajnë se nuk kanë arritur të blejnë apo kanë arritur triumf duke gjuajtur për tabletin që ka WebOS. Në një temë në SlickDeals që duket se merr 10 postime në çdo minutë dhe tani ka marrë më shumë se 1000 faqe, përdoruesit postojnë përditësime në dyqane që kanë apo nuk kanë tabletë në shitje.

Edhe pse TouchPad dështoi së sfiduar iPad-in e ndërmarrjes Apple përpara se të dalë edhe nga porta e hyrjes në tregun e tabletëve, tani me çmimin 99 dollarë, tableti i HP-së nuk ka konkurrencë në treg./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>