Vëzhgim

Një qytetar i Egjiptit pagëzon vajzën e tij me emrin “Facebook”

Feb 21 2011
0 Shpërndarje
Një qytetar i Egjiptit pagëzon vajzën e tij me emrin “Facebook”

Gazeta e Egjiptit “Al-Ahram” ka raportuar se një 20 vjeçar i quajtur Jamal Ibrahim ka vendosur të emërojë vajzën e tij “Facebook”, si shenjë respekti ndaj asaj që shërbimi i ka mundësuar protestuesve anti-qeveritarë të shtyjnë largimin e Muhammad Hosni Sayyid Mubarak.

“Familja e vajzës, miqtë dhe fqinjët e janë mbledhur për të festuar dhe për të vazhduar përkrahjen ndaj revolucionit që filloi në Facebook”, thuhet në një përkthim në gjuhën angleze të bërë gjatë leximit të kësaj faqeje. “Facebook ka pranuar shumë dhurata nga rinia që kanë çmuar lartë lindjen e saj dhe që i janë gëzuar emrit të ri”.

Megjithëse Facebook nuk ishte i vetmi shërbim që qytetarët e Egjiptit shfrytëzuan gjatë tre javëve protesta, ai padyshim që ishte një prej shërbimeve që ka pranuar përcjelljet më të mëdha prej shumë njerëzve anembanë botës në lidhje me zhvillimet në Egjipt. Gati 5 milion qytetarë të vendit kanë llogari aktive në Facebook dhe kompania thotë se më shumë se 32,000 grupe të ndryshme dhe 1,0000 faqe të reja janë paraqitur gjatë dy javëve të fundit të janarit.

Ende nuk ka ndonjë shenjë për ndonjë vajzë të lindur me emrin “Twitter”, por kjo ka gjasa të ndodh sepse edhe ky shërbim është shfrytëzuar shumë gjatë protestave. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>