Blog

Një Redditer grumbullon 2 milion gigabajt përmbajte pornografike për të testuar shërbim cloud pa limit të Amazon

Aug 25 2017
0 Shpërndarje
Beaston02 përdori skripte për të regjistruar nga shfaqje publike ueb kamerash në sajte si CamSoda, Chaturbate dhe MyFreeCams. Një Redditer grumbullon 2 milion gigabajt përmbajte pornografike për të testuar shërbim cloud pa limit të Amazon

Çfarë do të thotë të kesh një plan tarifor cloud “pa limit”? Planet pa limit – zakonisht ofruar nga kompani të shërbimeve cloud për të promovuar kapacitetet e tyre, në të vërtetë e kanë të gjitha një limit.

Në shumë raste bëhen paralajmërime rreth tejkalimit të kufirit megjithatë shumica e përdoruesve nuk stresojnë kompaninë duke çuar ofertat e tyre në limite.

Një përdorues i Reddit i vendosur për të ti gjetur “fundin” shërbimit cloud pa limit të Amazon, përdori përmbajtje pornografike për të arritur qëllimin. Më shumë se 1 petabajt përmbajtje u ngarkuan në shërbimin cloud të Amazon të cilin kompania e hoqi në Qershor.

Megjithatë grumbullimi i një sasie të tillë të dhënash është sfidë më vehte. Beaston02 përdori skripte për të regjistruar nga shfaqje publike ueb kamerash në sajte si CamSoda, Chaturbate dhe MyFreeCams.

Ju deshëm 5-6 muaj për të grumbulluar 1 petabajt përmbajtje dhe tha se ndaloi kur kishte arritur në 1.8 petabajt. Sa kohë duhet për të konsumuar 1.8 petabajt përmbajtje? Plot 23.4 vite sikur të ishin në HD. Megjithatë cilësia e videove nga ueb kamerat është shumë larg HD-së.

Por le të gërmojmë rreth asaj çfarë këto numra tregojnë. Një përmbajtje 2 orësh 720p zë 2 gigabajt hapësirë. 1 petabajt është 1 milion gigabajt. Do të thotë se duhen 900,000 orë ose 102 vite kalendarike për ti parë të gjitha.

E zëmë se videot janë 480p, atëherë kemi të bëjmë me 0.7 gigabajt për orë ose 293 vite dhe 6 muaj përmbajtje. Beaston02 shprehej se nuk ishte një njeri i fiksuar pas këtyre përmbajtjeve. Kjo provë kishte ndihmuar atë të mëson më shumë rreth Python dhe SQL për tu përpunuar sasi masive të dhënash. Ndërsa ai nuk është duke përdorur më skriptet, tha se i kishte publikuar në GitHub.

Një tjetër përdorues i Reddit vendosi të pranonte sfidën dhe rekrutuar anëtarë të tjerë në projektin Petabyte Porn Project. 12 terabajt janë regjistruar çdo ditë dhe ruajtur në shërbimin cloud të Amazon ndërsa sasia totale ka arritur në afro 2 petabajt. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>