Lajmet

Një robot në madhësinë e një insekti mund të fluturojë nga ajri në ujë

Oct 26 2017
0 Shpërndarje
Ky dizajn u inspirua nga një studim i Kevin Chen, një i diplomuar në Harvard në Inxhinieri dhe Shkenca të Aplikuara, rreth organizmave me krahë. Një robot në madhësinë e një insekti mund të fluturojë nga ajri në ujë

Inxhinierët pranë Universitetit të Harvardit kanë zhvilluar një robot të vogël në madhësinë e një insekti pajisur me krahë dhe mund të fluturojë nga ajri në ujë dhe anasjelltas.

Me një peshë prej vetëm 175 miligram, ky mikrorobot frymëzuar nga natyra është i pari i llojit të tij që cili me sukses mund të kalojë nga uji në ajër.

Dizajni u raportuar në gazetën Science Robotics. Ai është modeluar mbi atë që quhet “Multimodal Locomotion,” që do të thotë se mund të manovrojë në ajër dhe ujë siç bëjnë ca insekte.

Ky dizajn u inspirua nga një studim i Kevin Chen, një i diplomuar në Harvard në Inxhinieri dhe Shkenca të Aplikuara, rreth organizmave me krahë.

“Mësova se fluturimi në ajër është thuajse njëlloj si të notosh nën ujë,” tha Chen. “Në ujë mësova rreth planktonit se u jepte krahëve ngjashëm sikur të ishte duke fluturuar në ajër dhe kjo më tërhoqi vëmendjen,” tha ai.

Roboti i Harvard-it, quajtur “Robobee” mund të ulet gjithashtu edhe në hapësira vertikale.

Sfidat e dizajnit

“Përpara se të hynim studimeve, sfida kryesore ishte sesi roboti të fluturonte nga uji në ajër,” tha Chen.

Kjo sepse tensioni sipërfaqësor i ujit është thuajse 10 herë më i lartë sesa pesha e një mikroroboti.

Për të adresuar këtë shqetësim, Chen dhe kolegët e tij ndërtuan një burim energjie brenda robotit ta shkëputur Robobee nga uji dhe të fluturojë.

Pajisja konverton një sasi të vogël uji në hidrogjen dhe oksigjen dhe grumbullon gazra të mjaftueshëm për të ndihmuar të dalë nga uji.

 

Ekipi gjithashtu po punon për të ndërtuar një sistem transmetimi energjie me wireless për të fuqizuar lëvizjet në ajër të Robobee.

Robotë të vegjël, avantazhe të mëdha

Pavarësisht sfidës së burimit të energjisë, mikrorobotët hapin rrugë drejt një potenciali të madh.

“Ata konsumojnë energji minimale sepse janë të lehtë dhe mund të bëjnë shumë gjëra që një robot i madh nuk mundet,” tha Chen.

“Këto robotë janë të shkëlqyer për inspektime dhe kontrollet cilësie. Mund të hyjnë në gypa dhe të kontrollojnë për ndonjë keqfunksionim.”

Eric Diller, një profesor i inxhinierisë mekanike pranë Universitetit të Torontos tha se aplikimet mjekësore janë një tjetër hapësirë ku këta robotë kanë potencial të lartë.

Në të ardhmen do të vendosim pajisje mekanike mikroskopike brenda trupit tonë dhe madje me anë të valëve wireless edhe të lëvizin brenda tij apo të kryejnë ndërhyrje kirurgjikale. /PCWorld Albanian

Tags >

Robobee
Lajmet e fundit>