Lajmet

Një rrjet i ndërtuar për qëllim shkencore ofron shpejtësi 100 herë më të larta se Google Fiber

Jun 26 2014
0 Shpërndarje
Një rrjet i ndërtuar për qëllim shkencore ofron shpejtësi 100 herë më të larta se Google Fiber

Speed-Tests-T-Mobile-3G-Portland-ORMbi çfarë kriteresh e konsideroni ju një internet të shpejtë? 10 megabit për sekond? Po 100 Mbps si ju duken? Kemi dëgjuar për një shërbim të quajtur LTE-A në Korenë e Jugut që përshpejton shpeqjtësinë deri në 400 Mbps, dhe se Google Fiber arrin shpejtësi deri në 1 Gbps, po a mjafton kjo? Ne po dëgjojmë se disa agjenci të caktuara qeveritare kanë në duart e tyre një rrjet që është realitet dhe ofron shpejtësi deri në 91 Gbps.

Ofruesi privat quhet ESNet, Energy Science Network, dhe monitorohet nga departamenti shtetëror amerikan i energjisë dhe përdoret nga NASA dhe laboratorët kombëtar të shkencës. Rrjeti gjithashtu ndërlidhet me lokacione ndërkombëtare më qëllime shkencore si CERN. Shkencëtarët dhe hulumtuesit në lokacione të ndryshme të ndërlidhura në SHBA po përdorin rrjetin për të transferuar të dhëna me madhësi gigabitëshe të tilla si materiale gjenetike nga Projekti Gjenetik Human si dhe të dhëna nga Impianti Hadron.

Ky rrjet është dizenjuar për tu përdorur më harduerët aktual. Ndërsa këta nuk kanë për qëllim të ofrojnë internet për popullsinë, dikush duhet të sigurohet se një shpejtësi rrjeti 100 Gbps është e sigurt për përdorim shtëpiak sepse nuk i dihet çfarë mund të mos shkojë mirë në të tilla shpejtësi. Nëse edhe 100 Gbps ju duken fantastike për ju, atëherë do të dashuroni një teknologji tjetër që po punojnë këta shkencëtarë dhe hulumtues në arritjen e 400 Gbps në një infrastrukturë të zakonshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>