Blog

Një selfie u kushton jetën dy të rinjve në Antalia të Turqisë

Dec 2 2016
0 Shpërndarje
Një selfie u kushton jetën dy të rinjve në Antalia të Turqisë

girl-selfieEdhe pse nuk jemi të sigurtë se nga buron ky fiksim pas fotove selfie, çdo ditë e më shumë dëgjojmë histori ku selfiet u kanë kushtuar jetën shumë njerëzve.

Rasti më i fundit vjen nga Turqia ku një grup miqsh që po udhëtonin nga Alanja në Antalia u përplasën për vdekje nga një kamion ndërsa ata po shkrepnin një foto me një avion në sfond.

Nga tre personat që po realizonin foton, dy prej tyre gjetën vdekjen ndërsa i treti arriti të shmangte përplasjen fatale.

Shoferi i kamionit tha se nuk kishte arritur ti shikonte adoleshentët për shkak të errësirës. Edhe pse telefonoi emergjencën, adoleshentët nuk ja dolën ti mbijetonin plagëve të marra. Një grup në rrjetin social Facebook u hap në përkujtim të të rinjve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>