Analiza

Një smartfon Nokia me Android mund të mos jetë edhe aq i paimagjinueshëm

Dec 27 2013
0 Shpërndarje
Një smartfon Nokia me Android mund të mos jetë edhe aq i paimagjinueshëm

nokia-normandy-100159694-largePavarësisht marrëveshjes së Nokia-s me Microsoft-in dhe Windows Phone-in, kompania mund të jetë duke zhvilluar për të sjellë në treg një smartfon me Android, me çmim të lirë, për tregjet në zhvillim.

Imazhet e para të të ashtuquajturës Normandy, një smartfon me një emër të koduar për momentin, filluan të dilnin në nëntor.

Në atë kohë, ato u dukën si thjesht spekulime, veçanërisht edhe për faktin që Nokia është prodhuesi më i madh i smartfonëve me Windows Phone si dhe për faktin se kalimi i mundshëm tek Android-i e bëri Microsoft-it më këmbëngulës për ta blerë prodhuesin finlandez.

Megjithatë, pavarësisht këtyre, The Verge dhe All Things D, raportuan para disa javësh se Nokia mund të ketë në plan një lançim të një smartfoni me Android, pavarësisht blerjes, e cila është ende në pritje, nga Microsoft-i. Dhe për më tepër, këta të fundit, mund ta lejojnë këtë gjë.

Nuk është edhe aq “çmenduri” sa duket. Nokia nuk prodhon vetëm smartfonë me Windows Phone. Kompania ka edhe telefonë të tjerë, si Asha, të cilat kanë çmim të ulët dhe operojnë me një softuer të vjetër që nuk ofron një platformë të mirë për aplikacione. Normandy, nga ana tjetër, i cili njihet edhe me emrin tjetër të koduar AoL, mund të jetë pasardhësi.

Gjithsesi, në vend që të operojë plotësisht me Android, Normandy mund të ketë një version të modifikuar të tij, njësoj siç ka bërë Amazon me tabletët Kindle Fire. Kjo do t’i lejonte Nokia-s të krijonte një pamje unike për pajisjen dhe do t’u ofronte konsumatorëve mundësi të instalonin të gjitha aplikacionet Android.

E vetmja çështje në këtë mes është fakti se Microsoft do që Windows Phone të bëhet një aktor i rëndësishëm në smartfonët me çmim të lirë. Nokia Lumia 520, aktualisht smartfoni më i lirë me Windows Phone, është ai që e shtyn këtë sistem drejt suksesit në tregjet në zhvillim.

Duke pasur parasysh këtë gjë, nuk ka asnjë shans që Nokia të zgjerohet me Android-in përtej smartfonëve të lirë, veçanërisht pas autorizimit të blerjes nga Microsoft-i. Nëse do të supozojmë se Normandy është i vërtetë, atëhere konsumatorët amerikanë dhe ata në shumë vende të Evropës mund të mos e shohin dot kurrë në ato tregje. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>