Blog

Një SMS në Draft merret si testament nga një gjykatë Australiane

Oct 13 2017
0 Shpërndarje
Gjykata Supreme e Brisbanet vendosi që shkrimi i tekstit ishte pikërisht në përshtatje me atë që dëshironte i ndjeri. Një SMS në Draft merret si testament nga një gjykatë Australiane

Një gjykatë në Australi ka pranuar një mesazh të padërguar në telefonin e një të vdekuri, si testament zyrtar.

55-vjeçari kishte shkruar një mesazh në të cilin i ishte adresuar vëllait duke thënë se “do t’i lë gjithçka që kam ty dhe nipërve”.

Mesazhi u gjet tek mesazhet e padërguara (drafts) në telefonin e personit, një vit pas vdekjes së tij.

Gjykata Supreme e Brisbane vendosi që shkrimi i tekstit ishte pikërisht në përshtatje me atë që dëshironte i ndjeri.

Në mesazh, burri kishte dhënë detaje për fëmijët se si t’i qaseshin llogarisë së tij bankare dhe ku kishte fshehur paratë në shtëpi. “Vendosni hirin tim në kopshtin prapa”, kishte shkruar ai. “Ka pak para prapa TV-së dhe pak në bankë”.

Sipas ABC News, gruaja e këtij burri kishte apeluar që të menaxhonte gjithçka që kishte lënë burri duke thënë se teksti nuk ishte i vlefshëm si testament sepse nuk ishte dërguar kurrë.

Gjyqtarja Susan Brown deklaroi se mesazhi, që përfundoi me fjalët “Testamenti im”, dëshmon se ky mesazh ishte testament. /PCWorld Albanian

Tags >

SMS
Lajmet e fundit>