Lajmet

Një softuer falas kinez në fshehtësi bart të dhëna të përdoruesve japonezë

Dec 28 2013
0 Shpërndarje
Një softuer falas kinez në fshehtësi bart të dhëna të përdoruesve japonezë

Sipas një kompanie për sigurinë kompjuterike, softueri falas online i ofruar nga makina kineze e kërkimit Baidu ka qenë në mënyrë të fshehtë duke dërguar pothuajse të gjitha informacionet në japonisht të vendosura në serverët e Baidu-s.

Sipas Takayuki Sugiura, që është president i NetAgent, kur individët përdorin softuerin Baidu IME, numrat e ID-ve të kompjuterëve dhe informacione të programeve për shërbimin e-mail dhe nga programet për përpunim të fjalëve që përdoren, automatikisht dërgohen tek serverët e kompanisë Baidu në Japoni.

“Unë dua që njerëzit të ndalojnë së përdoruri softuerin derisa të korrigjohet,” tha Sugiura.

Kompania Baidu thotë në uebfaqen e vet që programi Baidu IME, i lëshuar në vitin 2010, ka një funksion të dërgojë të dhëna të futura në serverët e vet kështu që mund të përmirësojë mundësitë e shndërrimit në japonisht.

Ndonëse ky funksion i bartjes automatike të të dhënave ndalet në opsionet e rregulluara, Sugiura gjeti që Baidu IME në fshehtësi dërgoi informacione të përdoruesve edhe kur funksioni u ndal. “Është një problem i madh që i dërgon të dhëna edhe nëse ndalet funksioni,” tha Sugiura.

Nëse përdoruesit shkruajnë karakteret dhe numrat me gjysmë-madhësi, informacionet e tyre, si ID-të, fjalëkalimet dhe numrat e telefonit nuk dërgohen, tha Sugiura. Sugiura tha që softueri hyrës japonez i Baidu-s për smartfon, me emrin Simeji, është po ashtu duke bartur të dhëna hyrëse të përdoruesve, gjë e cila nuk duhej të bëhej. (PCWorld Albanian)

AJ201312260082M

Tags >

softuer
Lajmet e fundit>