Siguri

Një student akuzohet për bashkëpunim me Anonymous

Aug 26 2011
0 Shpërndarje
Një student akuzohet për bashkëpunim me Anonymous

Peter Gibson, 22 vjeç nga Hartlepool, akuzohet se ka qenë bashkëpjesëmarrës në një sulm DDoS. Sulme të këtilla synojnë të detyrojnë ueb faqet të dalin offline për shkak të mbingarkesës së serverëve të tyre me trafik. Anonymous ka shfrytëzuar këtë taktikë për të sulmuar MasterCard, PayPal dhe Visa gjatë muajit dhjetor, pasi këto të fundit kanë bllokuar llogaritë online të WikiLeaks, që i shfrytëzonte ato për të marr donacione nga mbështetësit.

Në atë kohë WikiLeaks gjithashtu ishte nën presion të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas paraqitjes së disa dokumenteve diplomatike në skenë. Gibson, që është arrestuar në prill nga oficer të policisë së Britanisë së Madhe, është i akuzuari i parë nga Britania ndërsa katër të tjerë janë arrestuar më parë dhe janë mbajtur si të dyshuar. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>