Lajmet

Një sulm masiv kibernetik goditi të Premten të paktën 99 vende të botës

May 13 2017
0 Shpërndarje
Në mesin e të prekurve janë Shtetet e Bashkuara, Britania, Brazili, Rusia, Kina dhe kompani e institucione si FedEX, Microsoft, spitale, agjenci sigurie, universitete dhe biznese. Një sulm masiv kibernetik goditi të Premten të paktën 99 vende të botës Photo Source: Reuters

Një sulm masiv kibernetik nxori jashtë funksioni dhjetëra sisteme kompjuterike në vend të ndryshme të botës ditën e Premte.

Raportohet se sulmi është ndërmarrë mbi një problem sigurie i përdorur më parë nga Agjencia Amerikane e Sigurisë (NSA) dhe ka prekur 99 shtete të Botës.

Në mesin e të prekurve janë Shtetet e Bashkuara, Britania, Brazili, Rusia, Kina dhe kompani e institucione si FedEX, Microsoft, spitale, agjenci sigurie, universitete dhe biznese.

Sipas Kaspersky Rusia është vendi më i goditur. Në Britani u sulmua Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë ku 16 klinika u detyruan të anullonin vizita nga sulmi kibernetik.

Pas sulmit fshihet një ransomware i njohur si WannaCry dhe Wanna Decryptor.

Mesa duket sulmi shfrytëzonte një problem sigurie në Windows për të cilin Microsoft kishte publikuar një përditësim më 14 Mars. Ekspertët e sigurisë thanë se i njëjti problem u shfrytëzua nga grupi i hakerave “Shadow Brokers” për të vjedhur të dhëna nga NSA-ja gjatë muajit Prill.

Sipas Avast malueri goditi rëndë kompjuterat në SHBA, Rusi, Ukrani dhe Tajvan. Firma me seli në Pragë tha se kishte gjurmuar 57,000 mostra të maluerit të Premten.

Në Spanjë sulmi shkaktoi probleme të shumta tek, Telefonica, Luis Corrons dhe firma spanjolle e sigurisë Panda Security. Në Ministrinë e Brendshme Ruse u infektuan 1,000 kompjutera.

Në Francë u sulmua Renault ndërsa në Portugali telekomi shtetëror. Si për çudi sulmi erdhi në një kohë kur ministrat e financave të shtatë vendeve më të pasura në botë do të takoheshin në Itali për të diskutuar rreth sulmeve kibernetike në sistemet globale financiare. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>