Harduer

Një tablet me çmim 38 $, së shpejti në SHBA

Dec 19 2013
0 Shpërndarje
Një tablet me çmim 38 $, së shpejti në SHBA

Gjatë kësaj jave, Datawind lajmëroi në SHBA se po planifikonte të shiste në SHBA një tablet që do të kushtojë 38 $ vitin e ardhshëm.

Tableti do të shitet online (edhe pse uebfaqja nuk është bërë e ditur) si dhe nëpër shitës të ndryshëm me pakicë. Firma londineze po planifikon të shesë tre modele në SHBA, çmimi i së cilave do të variojë nga 38 $ në 149 $, në varësi të specifikimeve apo aftësive të secilës. Qëllimi është që t’i bëjnë tabletët të disponueshëm nëpër shkolla si dhe nëpër komunitetet që nuk kanë fuqi të madhe blerëse.

“Çmimi nuk duhet të jetë faktori që t’i kufizojë njerëzit në aksesimin e internetit,” tha Suneet Singh Tuli,, shefi ekzekutiv i kompanisë. “Duam të arrijmë atë bazë konsumatorësh që nuk e akseson internetin,” shtoi ai. Sipas një studimi të kryer nga Pew Research Center, 15% e të rriturve amerikanë nuk e përdorin internetin.

“Në Indi, një person i zakonshëm fiton rreth 200 $ apo 300 $ në muaj dhe rreth 13% e njerëzve kanë akses në internet. Është e thjeshtë të bësh kritika për pajisjet duke u bazuar në specifikimet e tyre. Por çmime si këto që kemi menduar ne të aplikojmë sjellin liri në tregje si ai i Indisë por edhe në disa zonë brenda SHBA-së, ku depërtimi i teknologjisë është i limituar,” shtoi ai.

Sigurisht, performanca dhe dizajni i tabletit nuk do të jetë impresionues. Por në fund të fundit, kjo është arsyeja pse tableti është kaq i lirë. Tableti do të operojë me Android 4.0 Ice Cream Sandwich, ka një proçesor single-core 1-gigahertz , (si CPU-ja që gjendej në iPad-in e parë që u prezantua në vitin 2010).

Ka vetëm 4 gigabytes kujtesë të brendshme, e cila gjithsesi mund të zgjerohet përmes kartave të memories. Ekrani është 7-inç dhe rezolucioni 800×480 pixels. (PCWorld Albanian)

BN-AU646_suneet_D_20131216184243

Tags >

Tabletë
Lajmet e fundit>