Blog

Një teknologji e re e Samsung premton ngarkimin e baterive të telefonëve për 12 minuta

Nov 27 2017
0 Shpërndarje
Duke përdorur grafin, Instituti i Avancuar i Teknologjisë pranë Samsung ka arritur të përshpejtojë kohën e ngarkimit të baterive dhe jo vetëm, por të rrisë jetëgjatësinë e tyre. Një teknologji e re e Samsung premton ngarkimin e baterive të telefonëve për 12 minuta

Bateritë, thembra e vërtetë e Akilit të telefonëve, kanë parë shumë avancime në teknologji por e gjitha që kemi përfituar deri më sot është “ngarkimi i shpejtë” dhe “ngarkimi wireless” i tyre.”

Edhe pse këto të fundit nuk janë të një rëndësie të veçantë, jemi të gëzuar që telefoni ynë ngarkohet në 50% në gjysmë ore.

Por sipas një raporti publikuar së fundi nga uebsajti shkencor Nature.com, duket se Samsung Eletronics ka arritur të hedhë hapin madhor në teknologjinë e baterive për telefonët inteligjentë.

Duke përdorur grafin, Instituti i Avancuar i Teknologjisë pranë Samsung ka arritur të përshpejtojë kohën e ngarkimit të baterive dhe jo vetëm, por të rrisë jetëgjatësinë e tyre.

Hulumtues nga disa universitete janë bashkuar për të zhvilluar një tranzistor krejtësisht të ri duke përdorur gjithashtu grafin. Dizajni i ri radikal do të përdorë grafin në vend të silikonit i cili shfrytëzon më pak energji dhe mund të rezultojë deri në 1,000 herë më i shpejtë sesa tranzistorët aktualë.

Zbulimi i grafinit në 2004-ën shërbeu si një pikënisje për një mori studimesh. Ai kishte disa karakteristika unike siç është përcjellja e elektricitetit deri në 10 herë më mirë sesa bakri i përdorur gjerësisht tek pajisjet elektronike.

Në një temperaturë normale, grafini mund të përcjellë 250 herë më mirë elektricitetin sesa silikoni, një shpejtësi e paparë më parë në një substancë të zbuluar.

Kjo teknologji thuhet se do të rrisë kapacitetin me 45% dhe shpejtësitë e ngarkimit me 5 herë. E thënë ndryshe bateri do të ngarkohet në 12 minuta nga 1 orë që është sot standard.

Madje teknologjia mund të aplikohet edhe tek makinat elektrike. Samsung ka patentuar teknologjinë në Korenë e Jugut dhe SHBA-të por kompania nuk jep informacion se kur do të mbërrijë tek telefonët tanë. /PCWorld Albanian

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>