Harduer

Një telefon prototip me markën e Nokia shfaqet në internet

Dec 28 2016
0 Shpërndarje
Një telefon prototip me markën e Nokia shfaqet në internet

nokia-android-1-1068x530Ne nuk e vëmë më në dyshim nëse Nokia do të kthehet në tregun e telefonave sepse tashmë e dimë që po punon në pajisje të reja Android.

Ne thjesht nuk jemi të sigurte nëse pajisja e parë Android Nokia do të jetë një telefon i mençur ose një tablet por anohemi më shumë nga telefoni pasi është më i lehtë që të tregtohet.

Pajisja në foto është vetëm një prototip pasi duket shumë larg nga përfundimi. Megjithatë, kjo nuk është D1C por thuhet se është Nokia E1. Edhe pse ngjason shumë me një Xperia të vjetër C3.

Kjo është një tjetër prove e një Nokia E1 në zhvillim. Nuk ka përmendje të funksionaliteteve dhe specifikimeve por po supozojmë se do të ketë Android 7.0 Nougat.

Nokia duhet që të instalojë versionin e fundit Android nëse me të vërtetë do që të shtyjë njerëzit që të blejnë telefonin e ri. Thuhet se pajisja mund të ketë të paktën 4GB RAM dhe ndoshta 64GB memorie.

Një tjetër set fotosh na tregojnë një pajisje misterioze Nokia. Ky model është i zi ndryshe nga i mëparshmi që ishte i bardhë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nokia
Lajmet e fundit>