Blog

Një thënie e publikuar në Twitter nga Obama është cicërima më e pëlqyer në histori

Aug 16 2017
0 Shpërndarje
Thënia është ri-cicëruar mëse 1.3 milion herë, e pesta në historinë e Twitter. Cicërima e Obama mori vendin e parë nga Ariane Grande e cila mbante rekordin me 2.7 milion pëlqime. Një thënie e publikuar në Twitter nga Obama është cicërima më e pëlqyer në histori Photo Source: Pete Souza/The White House

Një cicërimë e publikuar mbrëmjen e të Shtunës nga ish Presidenti Amerikan Barack Obama është cicërima më e pëlqyer në historinë e Twitter sipas rrjetit social.

Cicërima, e cila citon një thënie të presidentit Afrikano-Jugorë Nelson Mandela, ka arritur 3.5 milion pëlqime.

“Askush nuk është i lindur që të urrejë tjetrin për nga ngjyra e lëkurës apo feja e tij…” shkruante Obama në cicërimen e tij.

Thënia është ri-cicëruar mëse 1.3 milion herë, e pesta në historinë e Twitter. Cicërima e Obama mori vendin e parë nga Ariane Grande e cila mbante rekordin me 2.7 milion pëlqime.

Ndryshe nga Obama, Trump është kritikuar për mënyrën sesi reagoi ndaj protestave të Charlottesville të cilës i dedikohej edhe cicërima e ish presidentit.

Gjatë protestave të supremacistëve të bardhë humbi jetën 32 vjeçarja Heather Heyer. Mbarë industria e teknologjisë reagoi për ngjarjen. Ditën e djeshme sajti neo-nazist The Daily Stormer mori ultimatum nga GoDaddy dhe Google për tu larguar nga regjistrat e tyre. (http://bit.ly/2vIMruw)

Tashmë ky i fundit ka gjetur vend në tregun e zi. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>