Biznes

Një tjetër bursë monedhash kriptografike bie pre e sulmeve të hakerave

Jun 20 2018
0 Shpërndarje
Kompania shtoi se shpreson të kompensojë klientët plotësisht. Sulmi i radhës nga Bithumb ekspozon rreziqet e sigurisë dhe mangësitë në rregullimin e monedhave kriptografike. Një tjetër bursë monedhash kriptografike bie pre e sulmeve të hakerave

Bursa Koreno-Jugore e monedhave kriptografike Bithumb tha se kishte humbur 31.5 milionë dollarë monedha virtuale pas një sulmi hakerash.

Ky është sulmi i dytë i profilit të lartë ndaj bursave kriptografike. Bithumb lajmëroi përdoruesit me anë të një njoftimi në uebsajt duke thënë se kishte ndaluar transaksionet.

Bursa, e gjashta më e madhja në botë për nga volumi sipas Coinmarketcap.com, tha se kishte vendosur të gjitha asetet e klientëve në portofolë të “ftoftë” të cilët operojnë në platforma që nuk janë të lidhura në internet.

Kompania shtoi se shpreson të kompensojë klientët plotësisht. Sulmi i radhës nga Bithumb ekspozon rreziqet e sigurisë dhe mangësitë në rregullimin e monedhave kriptografike.

Në bursën Bitstamp bitcoin ra me 1.8% në 6,612 dollarë. Që nga Dhjetori monedha ka rënë me 70%.

Më 11 Qershor një tjetër bursë, Coinrail, pësoi një sulm hakerash. /CrytoWorld.al

Lajmet e fundit>