Lajmet

Një tjetër iPhone që shpërthen

Aug 27 2009
0 Shpërndarje
Një tjetër iPhone që shpërthen

3GS ka një ‘S’ për ‘Speed’ por procesori i tij i përshpejtuar po lë dalëngadalë një vazhdë shërthimesh dhe aksidentesh të tjera, që nga banaliteti i lëkurës së gishtërinjve që mbetet ngjitur pas metalit nga nxehtësia, deri tek sedilje automjetesh që shkrihen nën flakën e tij.

Yassine Bouhadi, roja 26 vjeçar i një supermarketi deklaroi se iPhoni i tij bëri një zhurmë të çudiçme ndërkohë që po ai po i shkruante një mesazh të dashurës. Një zhurmë që i ngjante një krisjeje të mbytur u dëgjua përpara se një cifël e xhamit të hynte në syrin e tij.

Ky është incidenti i dytë i këtij lloji i raportuar këtë javë në USA ndërkohë që agjensia shtetërore për standartet e konsumatorit në Francë ka nisur një hetim për gjashtë ankime, të paraqitura nga po aq përdorues të iPhone të cilët raportojnë shpërthime spontane të aparatit të tyre.

Lajmet e fundit>