Lajmet

Një tjetër klon i Snapchat, Facebook Stories të disponueshme globalisht

Mar 15 2017
0 Shpërndarje
Facebook lançoi ditën e sotme globalisht kopjen më të fundit nga Snapchat, Facebook Stories. Një veçori e cila vendos fotot në krye të aplikacionit për 24 orët e ardhshme tashmë është e disponueshme në mbarë botën. Një tjetër klon i Snapchat, Facebook Stories të disponueshme globalisht

Testimi me Facebook Stories filloi në Janar në Irlandë dhe tashmë vjen në shkallë të gjërë një javë pas lançimit të Messenger Day në aplikacionin Messenger.

Pasi e kopjoi në WhatsApp dhe Instagram, Facebook po aplikon historië në aplikacionin kryesor i cili numëron 1.7 miliard përdorues aktivë çdo muaj.

A ka shkuar Facebook shumë larg me një prej veçorive kryesore të Snapchat? Në të vërtetë përdoruesit presin foto dhe video nga një rrjet social dhe koncepti i përmbajtjeve që zhduken pas 24 orësh mund të jetë diçka e re për shumë prej 1.7 miliard përdoruesve mobil.

Me Instagram histori ndryshon, kjo sepse audienca është po aq e re sa edhe e Snapchat. Mbase për këtë arsye historitë në Instagram arritën 150 milion përdorues aktivë ditorë brenda pak muajve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>