Harduer

Një tjetër rrjedhje informacioni për Galaxy S8-ën, çfarë mësojmë

Feb 7 2017
0 Shpërndarje
Një tjetër ditë, një tjetër informacion rreth Galaxy S8-ës. Këtë herë kemi disa pamje dixhitale të telefonit i cili do të pompojë akoma edhe më tutje besnikët e kompanisë. Çfarë mësojmë nga videoja e publikuar? Një tjetër rrjedhje informacioni për Galaxy S8-ën, çfarë mësojmë Photo Source: Reuters

Edhe pse të gjithë po presin me padurim datën e debutimit të Galaxy S8-ës, shumë gjëra rreth tij i kemi mësuar tashmë. Një video e publikuar nga OnLeaks zbardh të gjitha ato që kemi folur deri më sot.

Galaxy S8-ta do të ketë ekran të lakuar në të dy anët e tij dhe një kornizë në fund të telefonit i cili do të jetë më e vogël se zakonisht.

Në fund të telefonit gjendet një portë kufjesh 3.5 mm dhe ngjitur me të një portë USB-C. Këtyre porta u bashkohet një vrimë mikrofoni dhe një hapësirë e zënë nga boksi.

Samsung pritet të prezantojë dy modele të S8-ës, një variant standart dhe një me ekran më të madh, S8 Plus. Që të dy kanë dizajn prej metali dhe xhami ku S8-ta karkaterizohet nga ekran 5.7 inç dhe S8 Plus 6.2 inç. Por përmasat e telefonin nuk do të ndryshojnë shumë krahasuar me paraardhësit.

Krahas butonave të volumit në krahun e majtë do të jenë edhe dy butonë në të dy anët e telefonëve. Njëri do të shërbejë për kyçjen e telefonit dhe tjetri aktivizimin e Bixby, asistentit virtual.

Burime të ndryshme thonë se Galaxy S8 do të kushtojë 849 dollar për modelin bazë ndërsa S8 Plus 900 dollar. Telefonët pritet të prezantohen më 29 Mars dhe të dalin në shitje më 21 Prill. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>