Lajmet

Një tjetër rrjet LTE-Advaned i shtohet Evropës nga T-Mobile

Jul 6 2014
0 Shpërndarje
Një tjetër rrjet LTE-Advaned i shtohet Evropës nga T-Mobile

t-mobileT-Mobile Republika Çeke ka lançuar rrjetin e saj LTE Advanced i njohur ndryshe LTE-A në qytetin Mlada Boleslav. T-Mobile është operatori i parë që ofron LTE-A në këtë shtet. Ky operator ka bashkuar një bllok frekuencash 10 Mhz nga banda 800 Mhz me një bllok 20 Mhz nga banda 1800 Mhz për të lançuar shërbimet LTE-A që në teori ofrojnë shpejtësi 225 Mbps në shkarkim dhe 50 Mbps në ngarkim.

Gjithashtu supozohet se shpejtësitë në shkarkim mundet të rriten teorikisht deri në 300 Mbps shkarkim dhe 50 Mbps ngarkim duke lidhur dy blloqet 20 Mhz me përdorimin e një pajise LTE të kategorisë 6. T-Mobile gjithashtu do të rrisë mbulimin dhe shpejtësitë e internetit në kryeqytetin e Çekisë, në Pragë, ku në disa lokacione ofrohet edhe 4G LTE me shpejtësi 150 Mbps në shkarkim dhe 50 Mbps në ngarkim.

T-Mobile është ndër kompanitë e parë që ofron LTE-Advanced në Evropë dhe e para në këtë shtet. Operatorët e parë që ofruan LTE-A në Evropë janë Telia Sonera në Suedi dhe Norvegji në dhjetor të vitit 2009. Më pas u ndoqën nga operatori austriak A1 ku testoi duke arritur shpejtësi shkarkimi 580 Mbps.

Ndër operatorët që arritën rezultate të larta në testime ishin Huawei në Gjermani me 225 Mbps shpejtësi shkarkimi, EE në Britani 300 Mbps, Elissa Finlandë 300 Mbps, Vodafone Italia 250 Mbps, Vodafone Spain 580 Mbps me teknologjinë 4×4 Mimo, Swisscom Zvicër 300 Mbps, Telekomi Kroat 136 Mbps dhe Telekomi Hungarez 250 Mbps. (PCWorld Albanian)

Tags >

4G5G
Lajmet e fundit>