Harduer

Një tjetër telefon Motorola është afër lançimit

Nov 10 2014
0 Shpërndarje
Një tjetër telefon Motorola është afër lançimit

gsmarena_001Motorola po teston një pajisje të parametrave mesatarë duke përdorur suitën e testimit Geekbench. Telefoni i cili mund të jetë një version i përmirësuar i Moto E ose Moto G, karakterizohet nga një mikroçip Snapdragon MSM8916, ose siç të gjithë e njohim Snapdragon 410. Ky mikroçip ka në përbërje një proçesor 64Bit me katër bërthama Cortex-A53 CPU i aftë të përpunojë të dhëna me shpejtësi 1.4 Ghz.

Përsa i përket proçesorit të telefonit Motorola, bërthamat Cortex-A53 do të kenë shpejtësi 1.19 Ghz të cilat shoqërohen nga 1GB RAM. Në rezultatet e testimeve raportohet edhe versioni Android 4.4.4 KitKat si pjesë e smartfonit. Me shumë gjasa kur të lançohet do të marrë menjëherë përditësimin Android 5.0 Lollipop.

Për fat jo të mirë ky është i gjithë informacioni që kemi në dispozicion. Do të na duhet edhe pak pritje për të mësuar madhësinë e ekranit të telefonit, karakteristikat e kamerës dhe veçoritë e tjera. Ngaqë Motorola ka lançuar një version të ri të Moto G, besojmë se kemi të bëjmë me një Moto E të re ku mikroçipi Snapdragon 410 duket mjaft impresionues. (PCWorld Albanian)

Tags >

Motorola
Lajmet e fundit>