Vëzhgim

Një ueb faqe për të rigjetur shokët e shkollës

Mar 6 2009
0 Shpërndarje
Një ueb faqe për të rigjetur shokët e shkollës

alt

Varavingo është një qasje e re e komunikimit në gjuhën shqipe, bazuar ne konceptin e thjeshtë të rrjetëzimit social. E tërë ideja pas saj është për të pasur njohuri më të mira për njerëzit që ju rrethojnë, çfarë bëjnë miqtë tuaj,cilat foto publikojnë,në cilat parti dhe vende shkojnë apo kanë qenë.Ofron gjithashtu një formë konkurrimi për mbatjen e popularitetit te miqtë nëpërmjet prezantimit vizual të fotografive. Mbi të gjitha ndihmon shumë në gjetjen dhe ri-lidhjen me ish-miqtë nga universiteti apo shkolla, duke mësuar se ç’bëjnë ata dhe ku janë sot.

 Historia

Ideja për Varavingo erdhi vitin e kaluar kur bëhej një festë në një lokal të Tiranës. Takimi kishte me shumë miq nga Shqipëria dhe Kosova dhe nuk ishte fare e lehtë të mbaheshin mend emrat, por dihej se ishin nga një nga universitetet e Shqipërisë dhe Maqedonisë. Aty lindi ideja për krijimin e qasjes se re komunikuese mbarëshqiptare dhe hapësirës për mbajtje të kontakteve dhe krijimin e kontakteve te reja.

altFillimisht u mendua të përdoret interneti, mirëpo gjithçka mbeti atë natë, me diskutime dhe opinione nga më të ndryshmet. Disa javë me vonë një i afërm i imi me tregoi se si aksidentalisht ishte takuar në një rrojtore me mikun e tij të shkollës së mesme, me të cilin kishte kaluar plot 4 vite në të njëjtën bankë, mirëpo nuk e kishte takuar prej 20 vjetësh. Kishin diskutuar për gjysmë ore prapë ulur së bashku, duke folur për gjërat që kishin ndodhur në 20 vitet e fundit, apo eksperiencat e ndryshme që kishin pasur gjatë luftërave të fundit dhe ngjarjeve tjera.

U diskutua që me anë të internetit do të ishte shumë mirë të gjendeshin të gjithë shokët e shkollës dhe universitetit, dhe të kontaktohej me ta e të organizohej një mbrëmje bashkë. Ngjarjet e fundit bënë që miqtë e tij të humbin kontaktin mes tyre dhe tani është vështirë të gjejnë mënyrën e takimit. Ky ishte momenti ku na ktheu memorjen e ahengut në Tiranë dhe në mënyrë retrospektive erdhi deri te lindja e varavingo.com. Në esencë, të dy gjeneratat hasnim në të njëjtin problem. I afërmi im, duke ëndërruar të ishte përsëri në kontakt me miqtë e tij të shkollës dhe universitetit pas dy dekadave të përfundimit të studimeve dhe ne, gjenerata e re që jemi entuziastë të njohim edhe më shumë se rrethi ynë që na rrethon, sidomos të njohim tani grupin me të cilin ishim në aheng në Tiranë.

Aty filluam të konceptojmë idenë dhe filluam te eksperimentojmë duke ndërtuar një web që do të jepte përgjigjen e saktë të këtyre problemeve. Punuam shumë modele për Varavingo.com. Gjithmonë në kontakt me miqtë në Kosovë dhe Shqipëri. Koncepti filloi të dukej real dhe vendosëm të punojmë në mënyrë serioze për implementimin në mënyrë sa më të mirë. Vendosëm të mbledhim një ekip të vogël programuesish dhe të marrim disa këshilla dhe ndihmë për infrastrukture. Nga mesi i shtatorit kishim prototipin e parë të Varavingo.com që filluam ta testojmë me disa miq, kryesisht studentë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, ku patëm mundësi të mësojmë se a do të mund të funksiononte ky koncept rilidhen e miqve me njëri-tjetrin. Varavingo.com është një uebsit me dizajn të thjeshte te saj, por që ofron mundësi që lejojnë të shfletoni çdo komunitet, departament qytet, interes, lidhje, fotografi dhe që ka shumë funksione të tjera, që do të vijnë me kohë.

Çfarë u ofron përdoruesve Varavingo?
Varavingo është i thjeshtë në përdorim. Regjistroheni, vendosni shkollimin, duke vendosur kohën kur keni filluar dhe përfunduar studimet dhe në mënyrë automatike jeni pjesë e rrjetit. Pastaj mund të shihni menjëherë shfrytëzuesit e tjerë nga zona juaj apo kanë bërë të njëjtën shkollë. Mund të shfletoni profilet e përdoruesve,të votoni fotografitë e tyre dhe në të njëjtën kohe të tregoni rrethin për gjërat që preferoni. Varavingo nuk ka për qëllim të garojë me Facebook, sepse është shumë i ndryshëm në koncept.

Lajmet e fundit>