Blog

Një uebsajt mund tu bllokojë kompjuterin me vetëm katër karaktere

May 26 2017
0 Shpërndarje
Ja sesi funksionon! E gjitha që një uebsajt duhet të bëjë është përdorimi i karaktereve ‘$MFT në emrin e direktorisë kur uebsajti ruan imazhet. Një uebsajt mund tu bllokojë kompjuterin me vetëm katër karaktere

Edhe pse mbështetja e Microsoft për Windows 7-ën ende nuk ka përfunduar nuk do të thotë se ende nuk mund të gjeni probleme kritike sigurie.

Sajti Rus habrhabr.ru publikoi së fundi një dobësi sigurie e cili shkakton jo pak probleme tek kompjuterat. Ai prek jo vetëm Windows 7-ën por edhe Vistan, 8-ën dhe 10-ën.

Ja sesi funksionon! E gjitha që një uebsajt duhet të bëjë është përdorimi i karaktereve ‘$MFT në emrin e direktorisë kur uebsajti ruan imazhet.

Në momentin që Windows-i sheh këtë emërtim do të bëhet shkak për ngadalësimin e kompjuterit derisa të bllokohet plotësisht. Në atë pikë e gjitha që përdoruesve u ngelet është të rindezin kompjuterin.

Në disa rasti ai mund të shkaktojë ekranin blue të vdekjes i njohur si BSOD.

Ashtu si kompjuteri edhe uebsajti ka dosjet e tij. Zakonisht imazhet ruhen në një folder si ‘greatwebsite.com/images/’. Është pikërisht emërtimi ‘$MFT’, i këtij folderi fillesa e të gjitha problemeve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>