Analiza

Një Ultraportativ, shumë mënyra për interaktivitet

Mar 5 2010
0 Shpërndarje
Një Ultraportativ, shumë mënyra për interaktivitet

PROJEKTOR PICO I INTEGRUAR
Asus ka prezantuar një laptop koncept, në Computex 2008 që ofronte mundësi të ngjashme. Ne do të shtonim edhe një tastierë ultra të hollë lëvizëse me Bluetooth, plus teknologjinë e ardhshme të baterive me qelizat me metanol ose LiFePO4.

DUAL MONITOR MULTITOUCH
Kur Windows 7 përfundimisht të jetë në shitje, një seri e re e desktopve dhe laptopëve do të paraqitet për të shfrytëzuar përparësitë multitouch të Sistemit Operativ. Tregu ka mundësi të shohë laptopë me dy ekrane të ndjeshëm në prekje, më shpejt nga ç’e mendoni.
Ultraportativi ynë i ëndrrave do të mund të konvertohej mes atyre standard, në formë guacke dhe modeleve tablet, që hapet si një libër mbi tavolinë.

MODULI PORTRET/LIBËR
I huazuar nga dizajni i OLPC XO-2, modeli ynë koncept mund të qëndrojë anash dhe të ofrojë dy ekrane në formë portreti që është ideal për leximin e e-librave ose kryerjen e më shumë punëve në tavolinën tuaj të punës. Gjatë kësaj rruge do të donim edhe teknologji të shpejtë, harddisk solid-state me sensor rrëzimi dhe një çip Gop për transmetim të dhënash pa tela, që e bën të lehtë lidhjen në internet dhe qasjen në Rrjet ose për përdorim të tipareve GPS.

Nuk është ende produkt… I vërtetë

Lajmet e fundit>