Lajmet

Një vajzë kineze vdes nga eletroshoku teksa fliste me telefonin në karikim

Jul 16 2013
0 Shpërndarje
Një vajzë kineze vdes nga eletroshoku teksa fliste me telefonin në karikim

Apple ka filluar të hetojë shkaqet e aksidentit që i mori jetën një vajze kineze teksa po i përgjigjej një telefonate në iPhone 5 ndërkohë që smartfoni ishte në karikim.

Të enjten e kaluar, Ma Ailun, një vajzë 23 vjeçare nga rajoni Xinjiang në Kinë, e cila do të martohej muajin e ardhshëm, njëkohësisht stjuardesë në China Southern Airlines, pësoi një elektroshok teksa iu përgjigj një telefonate në iPhone 5 e saj, i cili ishte duke u karikuar.

Në një e-mail zyrtar, Apple u shpreh: “Jemi tepër të trishtuar nga lajmi i këtij incidenti tragjik dhe dërgojmë ngushëllimet tona për familjen e Ma. Do të hetojmë plotësisht dhe do të bashkëpunojmë me autoritetet lidhur me çështjen.”

Apple nuk ka pranuar të komentojë më mbi detajet. Motra e vajzës ka postuar në rrjetin kinez Sina lidhur me vdekjen e së motrës, duke shkruar se Ma kishte rënë përtokë dhe kishte vdekur pasi kishte përdorur iPhone 5 e saj. Ajo u bëri thirrje përdoruesve të tregohen të kujdesshëm dhe të mos e përdorin telefonin gjatë kohës që është në karikim. Familja e ka dorëzuar telefonin për investigim ndërsa ka thëne se vajza e kishte blerë atë dhe karikuesin nga një dyqan zyrtar i Apple.

Nga ana tjetër, telefonët celularë prodhojnë tension prej tre deri në pesë volt, ndjeshëm më pak se 36 që duhen për një shok elektrik. Por, nëse karikuesi ka probleme me qarkun, si për shembull një tel të këputur, mund të arrihet një shok prej 220 volt.

Profesori Johnny Sin Kin-on i Universitetit të Hong Kongut u shpreh se një pajisje elektrike që karikohet përbën risk nëse përdoret gjatë kohës së karikimit, qoftë ajo telefon apo qoftë edhe një makinë rroje elektrike. (PCWorld Albanian)

An Apple logo seen at the WWDC 2013 in San Francisco

Lajmet e fundit>