Blog

Një vendim gjykate ndalon aktivitetin e Uber në Izrael

Nov 27 2017
0 Shpërndarje
Kompania së fundi zbuloi një hakim të ndodhur në Tetor të vitit të kaluar për të cilin kishte paguar 100,000 dollar në mënyrë që të mbahej i fshehur nga hakerat. Një vendim gjykate ndalon aktivitetin e Uber në Izrael Photo Source: AP

Një gjykatë Izraelite ka lëshuar një urdhër ndalimi për operimin e Uber një muaj pasi kompania filloi të ofronte shërbime 24/7 sipas Haaretz dhe The Jerusalem Post.

Ndalimi erdhi si rezultat i një padie ngritur nga shoqata e taksistëve. Gjykata arriti në përfundimin se shoferët e Uber nuk kanë leje dhe nuk ofrojnë sigurinë e duhur për transportin e qytetarëve.

Problemet e Uber me agjencitë dhe institucionet ligj zbatuese nuk kanë të ndaluar në mbarë botën. Për ti përkeqësuar gjërat, Uber ende përballet me padinë e Ministrisë së Transportit në shtetin Hebre sepse ka operuar pa një licencë taksi.

Javën e kaluar kompania hyri në një marrëveshje me Volvo për të blerë 24,000 modele XC90 që do të përdoren për transportin e qytetarëve dhe janë të pajisura me teknologji autonome.

Detajet financiare të marrëveshjes nuk janë publikuar por blerja do të shënonte një pikë kthese për Uber nga modeli aktual i biznesit me shoferë privatë të kontraktuar.

Kompania së fundi zbuloi një hakim të ndodhur në Tetor të vitit të kaluar për të cilin kishte paguar 100,000 dollar në mënyrë që të mbahej i fshehur nga hakerat.

Zbulimi i hakimit çoi në shkarkimin e dy punonjësve që ishin përgjegjës për ngjarjen tha Dara Khosrowshahi, CEO i cili zëvendësoi Travis Kalanick në Gusht.

57 milion llogari kishin rënë pre e sulmit. Informacionet e vjedhura janë emra, adresa e-mail dhe numra telefonikë të përdoruesve të Uber në mbarë botën. /PCWorld Albanian

Tags >

Uber
Lajmet e fundit>