Harduer

Një vështrim i detajuar mbi modelin e ri të laptopit Chromebook Pixel

Mar 21 2015
0 Shpërndarje
Një vështrim i detajuar mbi modelin e ri të laptopit Chromebook Pixel

35da874c-d359-464e-b91a-8b751c1fa0d5-1020x612Chromebook Pixel është vizioni i Google të asaj që duhet të jetë një kompjuter, me rezolucion të lartë, kohëzgjatje baterie të shkëlqyer, trup solid prej alumini dhe aplikacione dhe të dhëna të ruajtura në cloud. Por Pixel shumë kontrakditor, me një çmim prej 799$ ai kosniderohet si një pajisje tepër e shtrenjtë që përdor një sistem operativ të dizenjuar për kompjuterat e lirë. Pjesa më e madhe e Chromebook-ëve kushtojnë deri në 250$ dhe janë të përbërë prej materialesh të lira dhe specifika të nivelit të ulët.

Pixel ka një trup prej alumini pa shkëlqim dhe ofron kompontentë tepër cilësorë. Ndërsa dizajni është minimal dhe i ngjashëm më disa pajisje të tjera të tilla. Një vijë e lehtë drite në pjesën anësore do t’ju tregojë nëse kompjuteri është i ndezur. Nëqoftëse klikoni dy herë mbi këtë atëherë do t’ju shfaqet niveli i baterisë së laptopit. Nëqoftëse e hapni atëherë do të shikoni një tastjerë në ngjyrë më të errët me çelsa që të përgjigjen shumë shpejt, një katror të vogël me prekje përkrah tastjerës dhe një ekran të zi. Bokset janë të fshehur poshtë tastjerës dhe ofrojnë një volum të lartë muzike dhe të qartë.

8385dfa2-8b27-47ed-b058-39da6d95730a-1020x612Ekrani nga ana tjetër është perfekt. Ai ka ngjyra të thella dhe të mprehta. Veç kësaj ekrani ka një rezolucion më të lartë se ekranet e laptopëve të zakonshëm. Kjo si pasojë e pranisë së retinës së Apple dhe densitetit UltraSharp QHD+, i cili bën leximin e teksteve fare të lehtë. Pixel peshon 1.5kg, i lehtë për tu mbajtur në shpinë apo dhe në dorë. Realisht ai është më i lehtë se laptopët e Apple apo të Dell. ChromeBook Pixel ka një trashësi prej 15.3mm pra është pak më i trashë se MacBook i Apple me 13.1mm trashësi.

333d898e-523a-4480-ace0-b54405c2c3f4-1020x612

Pjesa e jashtme e Pixel të ofron pamjen e një hardueri më luksoz se çdo Chromebook tjetër, por po kështu janë dhe komponentët e brendshëm. Pixel fuqizohet nga një procesor 2.2GHz Core i5 i shoqëruar nga 8GB RAM. Kjo bën që shfletimin në ueb të jetë me e shpejtë se në çdo laptop tjetër. Në të vërtetë Chrome OS nuk ka aplikacionet kërkuese ndaj është e vështirë të kuptosh nevojën e një proçesori kaq të fuqishëm. Pjesa me prekje është gjithashtu tepër e saktë dhe mund të përdoret dhe për bërë zmadhimin imazheve.

d3e2731d-2842-4997-ab61-d450cacb9a9f-1020x611

Bëhet fjalë për një Chromebook që është i pajisur mirë dhe përsa i përket portave dhe lidhjeve. Specifikat e zakonshme si Bluetooth 4.0 dhe Wi-Fi 802.11 sigurisht që janë prezente, po ashtu dhe portat e USB 3.0 dhe lexues SD. Risija përsa i përket kësaj pjese ka të bëjë me praninë e dy portave të reja të USB-ve të tipit C që ofrojnë fuksionalitet të lartë. Ato mund të përdoren për karikim dhe lidhjen e laptopit me një shumëllojshmëri pajisjesh të tjera.

Një nga kritikat e shumta që i është bërë linjës së Pixel ka të bëjë me kohëzgjatjen e baterisë. Por ky version i fundit i Pixel duket se e ka korigjuar këtë gjë. Ai premton të ofrojë 12 orë kohëzgjatje të baterisë por gjatë testimeve rezultoi se kjo kohëzgjatje arrinte deri në 13 orë e gjysëm. Kjo i detyrohet në pjesën më të madhe karikimit me anë të USB-C, e cila ofron 2 orë kohëzgjatje vetëm me 15 minuta karikim. Disavantazhi i vetëm i këtij laptopi ka të bëjë me hapësirën e memories pasi ofron vetëm 32GB të tilla. Por kjo për shkak se Google është fokusuar më shumë tek ruajtja në cloud ku kompania ofron plot 1TB në Google drive.

ed1dbbff-d845-4008-8da3-3306b63d82ec-1020x612

Pixel funksionon me sistemin operativ Chrome OS të Google. Kjo konkretisht e kufizon përdoruesin vetëm në gjërat që bëhen përmes shfletuesit Chrome. Detyrat e zyrës, emailet, mesazhet, shikimi i videove, muzika etj etj mund të kryhen në këtë shfletues. Problematike është modifikimi i video por kjo mund të bëhet më së miri me disa aplikacione shtesë. Në Chrome OS mund të përdorni gjithashtu një sërë aplikacionesh Android të cilat zgjerojnë mundësitë e asaj që mund të realizohet në një laptop. Në këto aplikacione përfshihet Evernote dhe Wunderlist por ndër to nuk mund të gjeni iTunes të Apple apo Adobe Photoshop.

65cfe290-bb7a-46e9-bb74-3645830b52e2-1020x611

Në tërësi Chrome OS mund të bëjë 95% të gjërave që njerëzit kanë nevojë të bëjnë në një kompjuter, fare thjeshtë dhe në mënyrë efiçente. Në Pixel është e mundur të instaloni Linux i cili hap tërësisht një ekosistem të ri në këtë laptop. Siç përmendëm dhe më lart Google Chromebook Pixel kushton 799$. Ndërsa një version më i fuqshëm i tij me një proçesor Intel Core i7, 16GB RAM dhe 64GB memorie kushton 999$. Pavarësisht çmimit, si përfundim Pixel mund të cilësohet si kompjuteri më i mirë Chrome OS i cili konkuron në termat e harduerit me rivalët e tjerë më të mirë në treg. Por ndërkohë që ai është tepër i aftë në pjesën më të madhe të kohës, zhgënjyes është fakti se në të nuk mund të përdorësh aplikacione të plota Windows ose OS X. Gjithsesi ju sugjerojmë se alternative më e mirë për ata që duna të blejnë një laptop është padyshim Pixel. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>