Analiza

Një vështrim i përgjithshëm mbi Adobe Photoshop Lightroom CC 2015

Apr 23 2015
0 Shpërndarje
Një vështrim i përgjithshëm mbi Adobe Photoshop Lightroom CC 2015

lighroom_cc_icon_580x388-100580445-largePas daljes në pension së Apertura, dhe pamundësia për tu zëvendësuar nga pasardhësit Photos në OS X, mund të themi me bindje të plotë se tregu i softuerëve të fotove tanimë drejtohet nga Adobe Photoshop Lightroom. Adobe i ka vënë shpresat e saj mbi versionin e fundit të Adobe Photoshop Lightroom CC 2015. Ky version i ri sjell disa karakteristika të reja si HDR, fotot panoramike, identifikim me anë të fytyrës, flitra të rinj dhe një ndërtues slideshow të përmirësuar. Por përmirsimi më interesant ka të bëjë me performancën e këtij softueri.

Performanca                 

Shumë përdorues shprehen se është pikërisht performanca e aplikacionit faktori që i ka shtyrë ata të përdorin Adobe Photoshop Lightroom. Fillimisht Lightroom u ofronte përdoruesve një performancë më të lartë se rivalët e tij në treg por me ardhjen e Lightroom 5 performanca pati një tendencë të zbehej. Kompania mendoi ta korigjojë këtë problem duke përfituar nga avantazhet e njësisë së përpunimit të grafikave(GPU) të kompjuterit tuaj për kryerjen e detyrave me imazhe intensive. Përmirësimi i performancës është më i dukshëm në kompjuterat me GPU të dedikuar.

Performanca e Adobe Lightroom ka një ndikim të madh nga hardueri. Sigurisht që përdorimi i këtij aplikacioni në iMac me ekran 5K është i shkëlqyer. Por dhe në MacBook Pro i cili përdor një GPU NVIDIA GeForce GT 330M është vënë re një përmirësim i ndjeshëm i performancës.

HDR dhe Panorama

Duhet të dini se përshpejtimi i performancës nuk ndodh vetëm në nivel proçesori. Lightroom 5 ofroi një mënyrë për krijimin e fotove HDR duke zgjedhur 2 ose më shumë shkrepje në të njëjtën skenë por me ekspozime të ndryshme. Në vend të bashkimit të disa fotove në një tani Lightroom përdor opsionin e saj të ri HDR Merge. Përveç perfomancës dhe përpunimi i imazheve është goxha i shpejtë. Moduli HDR Merge është themelor dhe ofron dhe opsione editimi automatike. Lightroom bashkon fotot duke krijuar një skedar të ri në formatin DNG i cili më pas mund të rregullohet duke përdorur funksionalitetet që të ofron seksioni Develop.

lightroomcc_01_hdr_menu-100580451-largeNë mënyrë të ngjashme funksionon dhe Panorama Merge e cila është tepër e thjeshtë për tu përdorur. Kjo karakteristikë ‘ngjit’ disa foto në një duke përdorur tri projeksione; atë sferik, cilindrik dhe perspektiv. Ju mund ta ndërprisni vet fotot panorama ose aplikacioni do ta rregullojë atë automatikisht.

Njohja e fytyrave

Funksionaliteti i njohjes së fytyrave ka qënë pjesë dhe e aplikacioneve si iPhoto, Aperture apo dhe Adobe Photoshop Elements për vite me radhë. I njohur si Facial Recognition, ky opsion do të shfaqet në librarinë e aplikacionit si pjesë e butonit People. Klikoni në butonin People dhe aplikacioni do t’ju kërkojë të identifikoni disa fytyra në fotot e librarisë tuaj dhe më pak aplikacioni automatikisht do ti identifikojë të gjitha fytyrat. Përveç identifikimit Lightroom ju tregon dhe se në cilat foto janë shfaqur këto fytyra. Në këtë mënyrë ju do ta keni më të lehtë të kërkoni për një foto që keni dalë me dikë duke kërkuar me anë të emrit të këtij personi. Sipas Adobe emrat që përdoren nga People për kërkim ruhen individualisht në mënyrë që mos të shfaqen probleme privatësie. Emrat identifikues fshihen automatikisht në momentin kur ju eksportoni apo shpërndani foton.

Slideshow

Pjesa e fundit e Adobe e cila u bë pjesë e disa përmirsimeve është dhe funksionaliteti Slideshow e cila ofron mënyra të reja për të krijuar një slide me foto. Tanimë një kolazh të tillë fotosh mund ti vendosen në sfond deri në 10 këngë. Një opsion i ri Audio Balance ju lejon të zgjidhni se cila muzikë doni të mbizotërojë në momentin kur ju përfshini video klipe në sliderin tuaj. Opsionet Pan dhe Zoom do të shtojnë lëvizje dhe gjallëri çdo slajdi që ju krijoni.

Përfundimi

Lightroom CC 2015 padyshim mund të konsiderohet si një përditësim i cili ja ka kaluar në të gjith aspektet paraardhësve të tij. Këtë aplikacion të shkëlqyer mund ta bëni tuajin duke u bërë pjesë e abonimit me pagesë të Adobe Creative Cloud i cili kushton 10$ në muaj dhe përfshin dhe Photoshop CC apo versionin Lightroom për telefonët mobil. Përveç abonimit Adobe është duke përgatitur dhe një version të plotë i cili nuk ka nevojë për abonim por ju e blini njëherë dhe e përdorni përgjithmonë. Ky aplikacion, quajtur Lightroom6, do të kushtojë 149$. Por nëse doni me të vërtetë një softuer profesional atëherë ne ju sugjerojmë modelin me abonim pasi Lightroom 6 është paksa i kufizuar në funksionalitet dhe integrim. (PCWorld Albanian)

Tags >

Adobe
Lajmet e fundit>