Lajmet

Një vështrim i përgjithshëm mbi ndërtimin e ri teknik 10051 të Windows 10 për smartfonët

Apr 12 2015
0 Shpërndarje
Një vështrim i përgjithshëm mbi ndërtimin e ri teknik 10051 të Windows 10 për smartfonët

wp_20150410_16_02_10_pro-100578696-largeDitën e djeshme Microsoft lancoi ndërtimin e ri paraprak të Windows 10 për smartfonat Windows. Ky përditësim solli një sërë karakteristikash të reja por disavantazhi qëndron në faktin se ai është tepër i ngadaltë. Dhe ngadalësia bie në sy që në momentin e shkarkimit dhe instalimit të këtij përditësimi.  

Versioni paraprak teknik i Windows 10 sjell në smartfona shfletuesin e ri të shumëpërfolur të Microsoft, Project Spartan krahash versioneve të reja të aplikacioneve ekzistuese si Outlook Mail, Outlook Calendar, Phone, Messaging, People dhe Maps. Përdoruesit që kanë shkarkuar këtë përditësim në smartfonin e tyre Windows do të përballen githashtu dhe me një përmirsim të dukshëm në aplikacionin e kamerës. Por duket se këto përmirsime e humbin atë ‘shkëlqimin’ e tyre pasi janë të ngadalta për tu ngarkuar dhe përdorur, kryesisht Spartan dhe disa pjesë bazike të sistemit operativ. Performanca e ngadaltë e ndërtimit të ri dhe vonesat që pati lancimi i tij ngrenë disa pikëpyetje mbi gjendjen e këtij softueri. Edhe pse është në fazën alpha, performanca e tij lë për të dëshiruar.  

‘Surpriza’ Projekti Spartan 

windows-10-for-phones-2-100578691-smallSpartan është pjesa e përditësimit të ri që shoqërohet nga një ngadalësi e theksuar në përdorim. Duhen disa sekonda para se një faqe të fillojë të ngarkohet dhe akoma më shumë sekonda që ajo të hapet e plotë. Kjo mendohet se vjen si pasojë e mënyrës që shfletuesi ka zgjedhur të procesojë dhe kodit ku bazohen uebfaqet moderne. Leximi i një faqe në formatin ‘Reading Mode’ që ofron Spartan e bën paksa më të shpejtë procesin por ky format nuk ofron një mënyrë për të hapur një lidhje direkte nga përmbajtja e tij, ju vetëm mund të ringarkoni faqen që jeni duke lexuar.  

Megjithatë përdorimi i Spartan është cilësuar si i natyrshëm dhe intuitiv. Një detaj tjetër që duket se nuk është në vendin e duhur janë ikonat ‘tabs’ të cilat janë të vendosura brenda një dritare të vecantë dhe nuk shfaqen në pamje të parë në ndërfaqe. Microsoft ka deklaruar se do të zëvëndësojë shfletuesin Internet Explorer me atë Spartan dhe në smartfonat që do të përditësohen në sistemin e ri operativ Windows 10. Por Microsoft do të arrijë të kënaqë përdoruesit vetëm nëse aplikon ndryshime të ndjeshme në këtë shfletues të ri.  

Outlook Mail dhe Outlook Calendar 

Ndryshe nga shfletuesi Spartan, aplikacionet e përmirsuara Outlook Mail dhe Outlook Calendar janë të shkëlqyera. Tanimë duket se Microsoft ofron një sërë mundësish përsa i përket aksesit të emailit; aplikacioni bazik Mail në Windows 8.1, aplikacioni Mail në Windows, Outlook 2013 dhe Outlook.com. Në Windows 10 për smartfona, Outlook Mail i grupon inbokset e ndryshme në një paketë të vetme dhe më pas krijon një lidhje midis tyre dhe aplikacionit OutlookCalendar App.

wp_20150410_16_34_30_pro-100578666-large

Por mund të themi se emailet ne Outlook prezantohen në një mënyrë modeste ndërsa inboksi në tërësi shfaqet si një listë titujsh. Emailet tuaja ruhen në formatin e një bisede dhe opsionet e tij shfaqen të gjitha duke klikuar mbi një buton të vetëm. Në të njëjtën mënyrë mund të aksesohet dhe aplikacioni Calendar përmes atij Mail. Në formatin Calendar, Outlook paraqet të gjitha takimet apo eventet tuaja gjatë javës. 

wp_20150410_16_35_11_pro-100578668-large

Aplikacionet e përmirsuara Phone dhe Messaging 

Mjafton pak minuta përdorim për të kuptuar se Microsoft ka sjellë në këto aplikacione atë c’ka premtoi në Redmond në muajin janar. Ndërfaqja e përdoruesit është minimale dhe shfaqet në ngjyrën gri të kombinuar me të zezë. Këto dy aplikacione të ofrojnë një eksperiencë të thjeshtë dhe aspak të komplikuar.  

Aplikacioni Maps 

Ky aplikacion është një ndër aplikacionet universale që Microsoft ka në plan të sjellë. Në pamje të parë ky aplikacion duket tepër i ngjashëm me Bing Maps por ky i fundit ofron më shumë informacion dhe ilustrime ‘më të gjalla’. 

wp_20150410_15_57_54_pro-100578695-large

People 

windows-10-for-phones-3-100578693-smallMbi aplikacionin People Microsoft ka aplikuar të njëjtën dizajn të përdorur dhe në aplikacionet kryesore Phone dhe Messaging. E keqja qëndron në faktin se ky aplikacion nuk ofron një opsion për të ndryshuar ngjyrat apo temën ndaj ata që dëshirojnë një aplikacion më të personalizuar nuk do ta mirpresin këtë lajm.  

Camera 

Nokia dhe Microsoft duket se kanë një grup të gjerë kamerash dhe aplikacione kamerash të lidhura me njera tjetrën. Windows 10 Ndërtimi 10051 përfshin një pjesë të përditësimit të kamerës në Lumia. Nëse e keni përdorur aplikacionin Lumia Camera atëherë do të vini re se dhe Camera e re në Windows 10 ka të njëjtën ndërfaqe. 

Përfundimi 

Nga ky përditësim i ri nxjerrim tre konkluzione të rëndësishme; disa nga aplikacionet universale të Microsoft si Mail dhe Outlook përfaqësojnë një punë të mirë të bërë nga Microsoft, disa nga skemat e ngjyrave dhe dizajnit duhet të riprojektohen dhe në fund gjëja më e rëndësishme është se Microsoft duhet patjetër të përmirsojë performancën në versionin final nëse do që ky sistem i ri operativ të rezultojë i suksesshëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>