Analiza

Një vështrim në mediat sociale për vitin 2013

Dec 30 2013
0 Shpërndarje
Një vështrim në mediat sociale për vitin 2013

Në fund te çdo viti është koha për të kthyer edhe njëherë vështrimin prapa dhe për të parë ngjarjet, apo në këtë rast statistikat më interesante të 12 muajve të kaluara.

Ja një përmbledhje e momenteve më interesante të mediave sociale gjatë vitit 2013:

Temat më të diskutuara në Facebook:

BN-AV209_Facebo_G_20131218114450 Ndëerkohë, “top momentet” në Facebook-un tuaj mund t’i shihni këtu. Kompania shprehet se tema më e diskutuar në gjithë botën ishte “Papa Francis”, ndërsa në SHBA ishte Super Bowl.

Twitter

Postimi që ka pasur më tepër ricicërima në Twitter është ai nga Lea Michele, për ndarjen nga jeta të të dashurit dhe kolegut të saj në serialin “Glee”, Cory Monteith.

Instagram

60% e përdoruesve kanë shpërndarë foto nga jashtë SHBA-së. Kështu, është krijuar lista me qytetet ku janë bërë më tepër foto. Vendi më popullor ishte Siam Paragon, një qendër tregtare në Bangkok. Qyteti më i fotografuar në Instagram: Nju Jorku.

ajhvlvV

LinkedIn

Rrjeti profesional ka mbi 259 milionë përdorues në gjithë botën. Fjalët më të përdorura ishin: “responsible,” “strategic,” dhe “effective.”

Tumblr

Tumblr i Yahoo-së analizoi miliona blogje, miliarda postime dhe ziliona shënime për të gjetur blogjet me performancë më të lartë. Gjithashtu, këto janë ngjyrat më të përdorura.

LUMcGjtYouTube

Videoja që bëri bujë në rrjetin e videove këtë vit ishte padyshim Ylvis – “The Fox.” 275 milionë hërë është klikuar ajo nga njerëzit të cilët donin të merrnin vesh se çfarë kishte thënë. Të tjerat mund t’i shihni këtu. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>